Stresi dhe Jetëgjatësia – Sa Lodhet Zemra nga Shqetësimi i Vazhdueshëm?

768 0

Të gjithë stresohemi herë pas here, por ekspertët kanë paralajmëruar se duhet ta kontrollojmë këtë gjendje nëse duam të shmangim sëmundjet vdekjeprurëse.

Studiuesit thonë se ekziston një lidhje e madhe mes mendjes dhe zemrës kur bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien. Ndërsa stresi ndikon te të gjithë në mënyra të ndryshme, në raste të rënda stresi mund të çojë në goditje në tru ose sulme në zemër, shkruan “The Sun”.

Ekspertët thonë se niveli i lartë i hormoneve të stresit lidhet me një rrezik më të madh të presionit të lartë të gjakut.

Mbi 6,000 njerëz u studiuan dhe u testuan për nivele të ndryshme të hormoneve që kontribuojnë në stres. Nivelet e hormoneve u matën me një test urine 12-orësh gjatë natës.

Pjesëmarrësit më pas u vëzhguan për një periudhë prej 13 vjetësh dhe u monitoruan për zhvillimin e hipertensionit dhe problemeve kardiovaskulare, të tilla si dhimbja në gjoks, nevoja për një procedurë të hapjes së arteries, ose të paturit e një sulmi në zemër ose goditje në tru.

Ekspertët më pas analizuan marrëdhënien midis hormoneve të stresit dhe zhvillimit të arteriosklerozës, e cila është një gjendje potencialisht serioze ku arteriet bllokohen me substanca yndyrore.

Ata zbuluan se mesatarisht pas një vëzhgimi gjashtë vjeçar e gjysmë, pacientët hormonet e stresit të të cilëve u dyfishuan kishin deri në 31 për qind më shumë gjasa për të zhvilluar hipertension.

Gjatë një periudhe 11-vjeçare, u rrit rreziku me 90 për qind për problemet kardiovaskulare, për shkak të dyfishimit të nivelit të kortizolit.

Ekspertët thanë se është e vështirë të studiohet dhe të matet stresi pasi është ‘personal’ dhe ndryshon tek të gjithë./Burimi:Panorama