Ushqimet apo Ushtrimet – Çfarë ju Mban të Shëndetshëm? Flasin Ekspertët

1.4k 0

Ndonëse nuk është sekret se është e rëndësishme të konsumoni ushqime me vlera ushqyese dhe të dobishme për trupin tuaj, disa njerëz mendojnë se nëse konsumojnë ushqime jo fort të shëndetshme, por kryejnë aktivitet fizik shëndeti i tyre nuk është në rrezik.

Por shkenca ka dalë në disa përfundime lidhur me këtë dhe AgroWeb.org ju njeh me to më poshtë.

Çfarë tregoi studimi i ri?

Një studim i ri në të cilin AgroWeb.org mbështetet, ka treguar se konsumimi i rregullt i ushqimeve të pashëndetshme mund të rrisë rreziqet për sëmundje fatale pavarësisht nëse ushtroheni apo jo.

Në studimin e kryer nga Universiteti i Sidneit në Australi, u analizuan në të dhënat shëndetsore të pjesëmarrësve në studim.

Ato fillimisht përcaktuan se kush ndiqte një regjim ushqimor me cilësi të lartë dhe kush jo.

Një regjim ushqimor me cilësi të lartë u përcaktua të ishte ai që përfshinte të paktën katër gota e gjysmë fruta ose perime në ditë dhe të paktën dy racione peshk në javë.

Ai gjithashtu përfshinte jo më shumë se dy racione mishi të përpunuar në javë dhe më pak se pesë racione mish të kuq në të njëjtën periudhë kohore.

Nga ana tjetër, një regjim ushqimor me cilësi të ulët nuk u përmbahej këtyre parametrave dhe përkundrazi përmbante më shumë mish të kuq, ushqime të përpunuara, dhe jo mjaftueshëm fruta, perime apo peshk.

Pas analizimit të të dhënave, studiuesit zbuluan se një regjim i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik, ulnin rrezikun e sëmundjeve fatale me 17%, ndërsa një regjim me cilësi të ulët rriste rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Për më tepër, ata që ndiqnin një regjim jo të shëndetshëm ushqimor, kishin gjithashtu një rrezik 19% më të madh për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare dhe një rrezik 27% më të lartë të kancerit.

Pra studiuesit përfundimi është se nuk vlen të ushtrohen nëse nuk ushqeheni shëndetshëm.

Të ushqyerit dhe aktiviteti fizik janë pjesë e një stili jetese të shëndetshëm, të cilit duhet t’i kushtoni rëndësi maksimale. /AgroWeb.org