Ushqimet më të Nevojshme për Rritjen e Shëndetshme të Fëmijëve

1.3k 0

Gjatë fazës së rritjes dhe zhvillimit, fëmijët kanë nevojë për shumë ushqime që do i japin hov organizmit të tyre.

Mjekët pediatrët thonë se fëmijët kanë nevojë për proteinë, kalçium, hekur dhe vitamina.

Në mungesë të tyre, rritja dhe zhvillimi i tyre dhe sidomos i aftësisve të trurit do të pengohet seriozisht.

Të dhënat ku bazohet AgroWeb.org, kanë identifikuar ushqimet më të mira për shëndetin, rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

Frutat e Pyllit

Luleshtrydhet dhe boronicat janë shumë të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë.

Ato mbrojnë qelizat nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira dhe forcojnë sistemin imunitar.

Vezët

Vezët janë të pasura me proteinë dhe vitamina.

Ato përmbajnë dhe kolinën e cila është një ushqyes i dobishëm për zhvillimin e trurit.

Qumështi i Lopës

Qumështi i lopës është një burim fantastik i kalçiumit dhe fosforit.

Të dyja këto minerale janë të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe të muskujve.

Fëmijët nën dy vjeç duhet të konsumojnë qumësht me yndyrë të plotë.

Ushqimet Me Bazë Drithi të Plotë

Ushqime të tilla, përfshirë edhe buka, përmbajnë shumë fibër.

Kjo e fundit është e domosdoshme për sistemin tretës dhe pengon konstipacionin tek fëmijët.

Mishi

Mishi është një burim shumë i pasur proteine dhe hekuri.

Ky i fundit përmirëson zhvillimin e trurit dhe funksionet e tij.

Hekuri është gjithashtu i dobishëm për sistemin imunitar.

Peshku

Peshku përmban jo vetëm proteinë por edhe acide yndyrore omega-3.

Proteina është e nevojshme për kockat dhe muskujt ndërsa acidet yndyrore ndihmojnë shëndetin e syve dhe të trurit.

Djathi

Djathi rekomandohet për fëmijët sepse është i pasur me proteinë, kalçium, fosfor dhe vitaminë D.

Ai është shumë i mirë për shëndetin e kockave të fëmijëve.

Brokoli

Brokoli është një perime e pasur me ushqyes të dobishëm për mbrojtjen e syve dhe qelizave.

Ai përmban shumë fibër e cila përmirëson tretjen dhe shmang konstipacionin.

Frutat dhe Perimet Shumëngjyrëshe

Në këtë kategori futen: karrotat, kungulli, patatja e ëmbël dhe domatja të cilat janë të pasura me beta karoten.

Ky i fundit transformohet në vitaminë A dhe kjo vitaminë duhet për lëkurën, sytë, rritjen dhe zhvillimin./AgroWeb.org