Uthulla E Rrushit Dhe Përfitimet Për Shëndetin E Mirë Të Organizmit

2.2k 0

Në shumë vende të botës, përfshirë Shqipërinë, amvisat përdorin kryesisht uthullën e mollës ose të rrushit.

Uthullën e këtij të fundit e gjejmë në shumë varietete: balsamike, të verës së kuqe dhe asaj të bardhë.

Uthulla e rrushit në përgjithësi ofron shumë përfitime për organizmin e njeriut, të cilat do t’i gjeni të listuara në këtë artikull të AgroWeb.org.

Sindroma Metabolike

Uthulla e verës së kuqe të rrushit përmban shumë antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga sindroma metabolike.

Kjo e fundit është një term që përfshin një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh, kombinimi i të cilave rrisin rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare.

Antioksidantët tek kjo uthull ndihmojnë në parandalimin e diabetit duke ngadalëlsuar metabolizimin e insulinës.

Uthulla e rrushit gjithashtu pengon bllokimin e enëve të gjakut, një faktor kyç i atakut në zemër dhe ishemisë.

Këto antioksidantë rrisin nivelin e kolesterolit të mirë dhe pastrojnë enët e gjakut.

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se sa më e errët ngjyra e uthullës, aq më e pasur është ajo me antioksidantë.

Oreksi

Uthulla me bazë rrushi përmban acid acetik, që njihet për aftësinë në uljen e oreksit.

Ekspertët suedezë thonë se ky acid rrit ndjesinë e ngopjes.

Acidi acetik ka ndikim edhe në mëlçi dhe në mënyrën se si ky organ metabolizon glukozën.

Kësisoj, uthulla e rrushit mund të jetë e dobishme për diabetikët të cilët përballen me një nivel të lartë të glukozës në gjak përpara konsumit të vakteve.

Irritimet e Lëkurës

Uthulla me bazë rrushi përdoret në shumë kura tradicionale për irritimet e lëkurës, pickimet e insekteve e të tjerë, apo djegien nga dielli.

Njerëzit që kanë lëkurë të thatë apo kanë kruarje të lëkurës mund të bëjnë banjë me tretësirën e uthullës.

Mjafton që në vaskën e mbushur me ujë të hidhni dy lugë uthull me bazë rrushi dhe të lejoni që ajo të kryejë funksionin e saj zbutës dhe ushqyes në lëkurë./AgroWeb.org