Vlerat e Rralla të Hurmave Arabike – Zbulojini Përmes Pamjeve

475 0

Edhe pse me origjinë orientale, hurmat e Arabisë janë shumë të kërkuara në Shqipëri, me një konsum të gjerë dhe me çmime jo të larta.

Hurmat e Arabisë, të freskëta apo të thata janë një prej frutave më të lashta në historinë njerëzore. Hurmat janë të pasura me vitamina, minerale, amino acide, acide yndyrore etj.

Ato nuk janë vetëm një burim i jashtëzakonshëm energjie, por ofrojnë qetësim nga shumë simptoma si çrregullimet intestinale, problemet me zemrën, anemia, çrregullimet seksuale, diarea, e shumë të tjera.

Vlerat më të mira shëndetësore të Hurmave të Arabisë

Hurmat e Arabisë janë të mira edhe për ata që duan të shtojnë në peshë.

Këto fruta të shijshme përmbajnë vaj, kalcium, hekur, kalium, fosfor, mangan, baker, magnez, sulfur të cilat e ndihmojnë organizmin të funksiojë më mirë.

Kur trupi nis e përthith vlerat ushqimore të hurmave, ndjesia e urisë nis të shuhet.

Sistemi nervor: Sistemi nervor përfiton nga hurmat për shkak të nivelit të lartë të kaliumit në to.

Shëndeti kardiovaskular: Hurmat e mbajnë zemrën të shëndetshme. Nëse i fusni në ujë gjatë natës dhe i shtypni lehtë në mëngjes para konsumimit do t’i jepni zemrës forcë. Hurmat ulin rrezikun e atakut në zemër duke zvogëluar nivelet e kolesterolit në gjak. Mjafton të konsumoni hurma dy herë në javë për një zemër të shëndetshme.

Plot energji: Mjafton vetëm gjysëm ore pas konsumimit të hurmave dhe do të ndiheni energjikë. Për shkak të nivelit të lartë të mineraleve, hurmat janë perfekte për njerëzit që vuajnë nga anemia. Ato janë plot hekur dhe si rrjedhojë pacientët përfitojnë energji dhe forcë dhe më pak lodhje e dobësi.

Një kilogram hurma përmban 3000 kalori. Kaloritë e hurmave janë në fakt të mjaftueshme për të plotësuar nevojat ditore të organizmit.

Sistemi i tretjes: Kripërat mineralet që gjenden tek hurmat e Arabisë ofrojnë forcë për kockat dhe luftojnë simptomat e dhimbshme të sëmundjeve kockore dhe kurojnë një sërë problemesh të sistemit të tretjes.

Alergjitë e Stinës: Një tjetër fakt interesant është që hurmat e Arabisë kanë në përmbajtjen e tyre sulfur organik. Ky nuk është një element i zakonshëm që mund të gjendet lehtë tek ushqimet e tjera. Por ky element lufton reagimet alergjike dhe alergjitë e stinës.

Normalisht nuk ju këshillojmë të hani vetëm hurma. Por nëse jeni të dobët dhe të hollë, dëshironi të vini muskuj, apo edhe dëshironi të jeni energjik pas një sëmundje mjekësore, atëherë hani hurma të tilla.

Kujdes! Përveç vlerave të jashtëzakonshme, duhet të kini kujdes. Duke qenë se sipërfaqja e hurmave është e e lëmuar dhe e lagësht ato mbajnë shumë papastërti. Duhet t’i lani patjetër përpara se t’i konsumoni./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.