Zbuloni Mënyrën Si Ta Konsumoni Mishin E Derrit Edhe Nëse Keni Presion Të Lartë Gjaku

896 0

Kushdo që ka presion të lartë gjaku mund të pyesë veten nëse mund ta konsumojnë mishin e derrit. Dhe lajmi i mirë është që ju mundeni! Por kjo duke ndjekur disa rregulla fare të thjeshta me të cilat AgroWeb.org ju njeh më poshtë.

Tregoni kujdes nga yndyrat dhe natriumi

Kur konsumoni ushqime që ju ndihmojnë të ulni presionin e gjakut, këshillohet të zgjidhni ato që përmbajnë sa më pak kripë, yndyrë dhe kalori.

Ushqimet e kripura si mishi i derrit, do të bëjnë që trupi juaj të mbajë më shumë ujë.

Kjo është mënyra si trupi vepron për të mbajtur nën kontroll kripën, në mënyrë që ta nxjerrë jashë më vonë.

Por uji i tepërt mund të shkaktojë rritje të presionit të gjakut, sepse ushtron presion në zemër dhe tek enët e gjakut.

Prandaj ekspertët këshillojnë që sasia e kripës (natriumi) të kufizohet në jo më shumë se 2,300 miligramë në ditë, rreth një lugë çaji.

Idelalja është të konsumoni edhe më pak, jo më shumë se 1500 miligramë në ditë.

Gjithashtu yndyra e tepërt në ushqime mund të shkaktojë rritjen e presionit të gjakut.

Disa pjesë të mishit të derrit, janë të larta në kalori, të cilat mund t’ju bëjnë të shtoni peshë dhe ky është një faktor rreziku për rritjen e presionit të gjakut.

Përfitimet nga mishi i derrit

Mishi i derrit pa yndyrë mund të sigurojë hekur, vitamina dhe minerale dhe mbi të gjitha nuk ka karbohidrate.

Megjithatë, për shkak se një pjesë e mishit të derrit ka një sasi të lartë natriumi, veçanërisht mishi i derrit që është shumë i përpunuar si proshuta ose sallami.

Konsumi i  tij mund të rrisë presionin e gjakut, veçanërisht nëse jeni me hipertension dhe jeni të ndjeshëm ndaj kripës.

Si të gatuani shëndetshëm mishin e derrit

Zgjidhni sasinë me mençuri. Një copë prej 85 gr me fileto derri të bardhë ka më pak se 80 miligramë natrium, i cili mund të përshtatet mirë me sasinë e rekomanduar ditore.

Në të kundërt këshillohet të kufizoni sasinë e proshutës sepse vetëm në 85 gr ajo mund të ketë rreth tetë herë më shumë natrium se filetoja.

Mënyra më e lehtë për të hequr kaloritë gjatë përgatitjes së mishit të derrit është të hiqni të gjithë yndyrën e dukshme përpara gatimit dhe të mos shtoni kripë.

Në vend të kripës përdorni për marinim barishte dhe erëza të freskëta.

Pjekja në skarë, zierja dhe pjekja në furrë janë mënyrat më të shëndetshme për të përgatitur mishin e derrit.

Ju mund të konsumoni një deri në dy racione me mish derri të papërpunuar çdo javë dhe të keni presion të ulët të gjakut.

Por mos harroni, se edhe një ushqim i shëndetshëm mund të bëhet i rrezikshëm nëse e teproni.