Cilat Janë Ushqimet Që Zbusin Problemet me Stomakun

7.5k 0

Dhimbja e stomakut është e fortë, e mprehtë dhe shpesh të gjunjëzon.

Ajo mund të trajtohet me medikamente të caktuara që shpesh kanë efekte anësore.

Dhimbjet e stomakut dhe shkaqet e tyre 

Këto dhimbje mund të kurohen më mirë me kura dhe zgjidhje natyrale.

Dhimbja shkaktohet nga problemet me tretjen ose inflamacioni kronik.

Në disa raste, stresi dhe ankthi manifestohen në stomak duke shkaktuar dhimbje të forta.

Këto dhimbje shoqërohen nga gazrat, aciditeti i lartë dhe probleme të theksuara me tretjen, konstipacion ose diare.

Si pasojë e dhimbjes frika për të ngrënë është e madhe dhe ndonjëherë jo e justifikueshme.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për ushqimet miqësore me stomakun që duhet t’i konsumoni edhe gjatë dhimbjeve.

Banania

Banania përmban fibra natyrale dhe lufton inflamacionin.

Ngrënia e saj zbut acidin në sistemin tretës dhe promovon rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrë.

Banania përmban kalium që rregullon elektrolitet në organizëm, sidomos pas të vjellave ose diaresë.

Ngrënia e saj rrit nivelin e energjisë dhe ndjesinë e ngopjes.

Orizi

Fibrat e orizit mbrojnë shtresat e stomakut nga lëngjet e tepërta gastrike.

Orizi ka një ndikim shumë interesant në qetësimin e dhimbjes së stomakut dhe zbutjen e inflamacionit.

Pureja e mollës

Dhimbjet e stomakut mund të kurohen edhe me purenë e mollës.

Pureja e mollës është ideale kundër dhimbjeve që vijnë nga gastriti, tretja problematike dhe diareja.

Molla është e pasur me fibër, antioksidantë dhe ushqyes të nevojshëm që përmirësojnë tretjen.

Molla përmban edhe pektinë që inkurajon lëvizjen e zorrëve duke shmangur konstipacionin.

Pureja e saj hidraton organizmin e drobitur nga të vjellat dhe diareja.

Supa Me Perime

Një alternativë e shkëlqyer ushqimore kur keni probleme me tretjen.

Ajo ndihmon kundër dhimbjeve.

Lëngu dhe ushqyesit e tjerë të perimeve e hidratojnë organizmin dhe minimizojnë irritimin e stomakut.

Supa tretet shumë lehtë dhe nuk bie rëndë në stomak.

Çajrat bimorë

Çajrat bimorë pa kafeinë zbusin inflamacionin në stomak dhe ndihmojnë zorrët të lëvizin rregullisht.

Kamomili, nenexhiku, mentja dhe çajra të tjerë ndihmojnë në menaxhimin e aciditetit në stomak.

Ato largojnë dhimbjet dhe përmirësojnë tretjen.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është një zgjidhje ideale kundër çdo dhimbjeje.

Xhinxheroli, përbërësi kryesor i xhenxhefilit, e mbron stomakun nga inflamacioni dhe zbut dhimbjet.

Kosi

Kosi është i pasur me probiotikë që ndihmojnë në rritjen e baktereve të shëndetshme në organizëm dhe në balancimin e pehashit në stomak.

Kosi forcon sistemin imunitar dhe mbron organizmin nga bakteret dhe parazitët.

Këto ushqime ju ndihmojnë në rast dhimbjeje, por nëse ajo vazhdon, atëherë konsultohuni me mjekun për një diagnozë të saktë./AgroWeb.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.