Ushqimet Më Të Pasura Me Hekur

886 0

Hekuri është një përbërës i rëndësishëm i hemoglobinës, substancës që gjendet tek rruazat e kuqe e që transporton oksigjenin nga mushkëritë në të gjithë trupin.

Nëse organizmi nuk ka mjaftueshëm hekur, atëherë trupi nuk prodhon dot rruaza të kuqe të gjakut.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për ushqimet më të pasura me hekur.

Barishtet

Lakrat e egra dhe spinaqi janë burime të mira bimore të hekurit.

Mënyrat e konsumit të tyre janë të larmishme.

Në sallata, supa apo gatime ato ju japin shumë vlera.

Peshku, Karkalecat Dhe Gocat e Detit

Toni, sardelet, skumbria janë burime të mira të hekurit.

Peshku duhet konsumuar të paktën një herë në javë.

Karkalecat dhe gocat e detit janë gjithashtu burime të mira të hekurit dhe kombinohen mjaft mirë me orizin kaf.

Vezët

Vezët janë të pasura me hekur dhe shumë të shëndetshme për mëngjes.

AgroWeb.org ju sugjeron të mos i shoqëroni me kafe ose çaj, sepse pengojnë përthithjen e hekurit.

Arrorët Dhe Frutat e Thata

Shqemet (cashew) , fistikët, rrushtë e thatë, kumbullat dhe pjeshkët e  thata janë burime të shkëlqyera të hekurit.

Ato mund t’i kombinoni në sallata të ndryshme ose të hani çdo ditë nga një prej tyre.

Frutat e freskëta

Shalqini është një frut shumë freskues për ditët e nxehta të verës.

Mjafton një fetë shalqini për të marrë prej saj 0.69 mg hekur.

Pesë fiq të freskët kanë 1 mg hekur ndërsa bananja dhe molla ofrojnë 0.36 mg dhe 0.5 mg hekur respektivisht.

Çokollata

Çokollata e zezë është e shijshme dhe një ëmbëlsirë ngushëlluese për shpirtin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një sasi prej 100 gramësh çokollatë të zezë ofron 7 mg hekur.

Mishi i Viçit

Në 200 gramë mish viçi do të merrni 3.2 gramë hekur.

Burrat kanë nevojë për 8 mg hekur në ditë.

Gratë deri në moshën 50 vjeçare kanë nevojë për 18 mg hekur në ditë.

Shpendët

Mishi i shpendëve (gjelit, rosës, pulës) është gjithashtu një burim i mirë i hekurit.

Në 100 gramë mish rose apo pule do të merrni 2.3 mg hekur./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.