Të Bardhat Që Na Vrasin Çdo Ditë

427 0

Shumë nga problemet shëndetësore në fakt me të cilat përballen shqiptarët janë të lidhura ngushtësisht me të keq ushqyerit.

Keni dëgjuar ndonjëherë për pluhurat e bardhë që ju vrasin? Po flasim për sheqerin dhe kripën, dy përbërësit ushqimorë që mund të jenë si një minë me sahat për shëndetin tonë.

Të dy shkaktojnë varësi pasi çlirojnë dopaminën, që lidhet me kënaqësinë e trurit, çka na bën të varur prej tyre njësoj si me nikotinën apo alkolin.

Shumica e njerëzve konsumojnë yndyrna, sheqer dhe kripë në sasi të konsiderueshme.

Rënia me kokë në sheqer dhe kripë, fton sëmundjet kardiovaskolare dhe shumë problem të tjera shëndetësore.

Të dy këto përbërës gjenden me bollëk në shumë nga ushqimet e paketuara që ne blejmë dhe konsumojmë çdo ditë, qofshin këto patatina me kripë apo biskota me sheqer.

Ulja e sasisë së përdorimit të sheqerit dhe kripës na bën shumë herë më të shëndetshëm. Na bën që të kemi peshën trupore nën kontroll si dhe ul rrezikun e sëmundjeve kronike, hemorragjive, diabetit, disa llojeve të kancerit dhe sëmundjeve kronike të veshkave.

Vetëm pak lugë sheqer

Sheqeri i tepërt gjendet tek lëngjet e frutave jo natyrale, tek pijet energjike, tek ëmbëlsirat, keku dhe biskotat.

Sasia e lartë e sheqerit të bën që të kesh tendencë ndaj obezitetit, duke qenë se ushqimet me sheqer kanë tendencë të kenë dhe shumë kalori, në mënyrë të veçantë nëse kanë dhe yndyrna. Për më tepër ngrënia e tepërt e pijeve dhe vakteve me shumë sheqer sjell dhe prishjen e dhëmbëve.

Kur e teprojmë dhe kur jemi brenda masës?

Lexoni etiketat. Një produkt me nivel të lartë sheqeri ka më shumë se 15 gr sheqer për 100 gramë. Një produkt me sasi të vogël sheqeri ka 5 gr sheqer ose më pak për 100 gramë.

Si ta ulni sasinë e sheqerit në ushqimin tuaj?

Hiqni dorë nga çokollatat apo produktet me sheqer, në vend të tyre konsumoni fruta. Zgjidhni produkte që kanë sasi të vogla sheqeri. Zgjidhni lëng frutash natyral në vend të lëngjeve me ëmbëlsues.

Ma jep pak kripën

Kripa është një mineral shumë i nevojshëm, por jo në sasinë që konsumojmë ne të gjithë.

Sasia e rekomanduar është 2,300 miligram në ditë, ose 1,500 mg në ditë për njerëzit që janë më të rrezikuar ndaj sëmundjeve të zemrës, duke përfshirë dhe njerëzit në meso-moshë dhe më të vjetrit dhe ata që kanë dhe nivel të lartë të presionit të gjakut.

Niveli i lartë i kripës mund të gjendet tek:

Bajamet apo qiqrat e kripura dhe tek ushqimet fast food, biskotat e kripura, djathi, mishi i përpunuar, konservat, salca të gatshme, etj.

Buka dhe drithërat e mëngjesit nuk janë shumë të kripura, por mund të kontribuojnë në mënyrë të dukshme në marrjen e kripës, pasi ne i konsumojmë ato në mënyrë të rregullt çdo ditë.

Marrja e kripës në sasi të mëdha lidhet me presionin e lartë të gjakut-njerëzit me presion të lartë të gjakut kanë tre herë më shumë mundësi për t’u sëmurë nga sëmundjet kardiake apo të hemoragjisë cerebrale.

Mund të habiteni që 75 % të kripës ne e marrim nga ushqimet e përpunuara dhe vetëm 25% nga kripa që hedhim në gjellë apo ajo që konsumojmë në tavolinë.

Kur e teprojmë dhe kur jemi brenda masës?

Lexoni etiketat. Ushqimi me nivel të lartë kripe ka më shumë se 1.5 gramë kripë për 100 gramë (ose 0.6g kripë). Ushqimi me nivel të ulët kripe ka 0.3g kripë ose më pak se 100g (ose 0.1g kripë)

Të bardhat janë të shijshme, por jo gjithmonë shija duhet zgjedhur mbi shëndetin./AgroWeb.org