Mandarinat e Freskëta – Ndjesitë e Ëmbla të Frutave të Artë

914 0

A ju ka marrë malli për Mandarinat e Xarrës, Borshit dhe Sarandës?

Mandarinat janë fruti më i pëlqyer dhe kërkuar në treg gjatë stinës në vijim.

Antioksidantët që gjenden tek mandarinat, ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira në organizëm. Shumë të pasura me fibra mandarinat stimulojnë rënien në peshë.

Nëse konsumoni mandarina rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar. Vitamina C tek ky frut plot shije lufton të ftohtin e gripin dhe forcon imunitetin.

Vitamina C

Përfitimet kundër plakjes:

Vitaminës C i thurin shumë lavde kur vjen puna tek roli i saj në sistemin imunitar.

Por roli i kësaj vitamine është shumë i çmuar në prodhimin e kolagjenit që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmet e shkaktuara prej ndotjes së mjedisit.

Kur bëhet fjalë për Vitaminën C, duhet të dini se mandarinat vërtet e përmbajnë, por ka edhe kampionë të tjerë edhe pse perime.

Ku mund ta gjeni:

Specat (pavarësisht ngjyrës)
Brokoli
Luleshtrydhet
Agrumet si ananasi, limoni, limoni jeshi, portokalli e të tjerë.

Doza e nevojshme:

A e dinit se specat përmbajnë 280 mg vitaminë C ndërsa portokallet që çmohen kaq shumë kanë vetëm 90 miligramë?

Njeriu ka nevojë për të paktën 100 mg vitaminë C në ditë, ndaj për të përfituar këtë dozë duhet të hani dy fruta ose perime të lartpërmendura në ditë.

Vitaminë C për përthithjen e hekurit

Produktet e pasura me Vitaminë C janë të shkëlqyera në përthithjen e hekurit.

Këto përfshijnë agrumet, perimet, sallatat dhe barishtet me ngjyrë të gjelbër të errët, specat, pjeprat dhe luleshtrydhet.

Një studim gjerman tregon se marrja e 100 mg vitaminë C me një vakt, rrit thithjen e hekurit me 67%.

Konsumi i mandarinave ose i ushqimeve të tjera të pasura me vitaminë C, ndërsa keni ngrënë produkte me përmbajtje të lartë hekuri, rrit mjaft thithjen e mineralit nga organizmi juaj.

Konsumi i mandarinave është një nga metodat më të mëdha natyrore për të mbrojtur zemrën tuaj nga dëmtimi dhe për të minimizuar sasitë e kolesterolit brenda gjakut tuaj.

Mandarinat si agrume shmangin dëmtimin oksidues brenda arterieve tuaja dhe riparon elasticitetin e enëve të gjakut. Të gjitha agrumet janë mirëbërëse për zemrën./AgroWeb.org

Pëlqejeni dhe shpërndajeni këtë postim në Facebook që të vini në dijeni dhe miqtë për këto vlera speciale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.