Përdorimet Surprizë Të Kosit Jashtë Kuzhinës

696 0

Kosi është një nga produktet më të shëndetshme të bulmetit për njeriun.

Ai është i pasur me kalçium dhe proteina, të cilat jo vetëm që u bëjnë mirë kockave, por edhe thonjve apo flokëve.

Nëse shija e kosit ju duket e pakëndshme, kjo nuk do të thotë që nuk mund të shfrytëzoni përfitimet që ai ofron.

Kosi për duart

Përzieni një filxhan çaji me kos me një lugë gjelle mjaltë dhe kështu keni krijuar një krem fantastik për duart.

Të dy këto përbërës ushqejnë dhe zbusin lëkurën e duarve.

Kosi për fytyrën

Lyejeni fytyrën me kos për të pastruar poret dhe lëkurën.

Pas 10 minutash shpëlajeni me ujë të vakët.

Kosi përmban acid laktik që ndryshe nga produktet kozmetike, jo vetëm pastron qelizat e vdekura por e gjallëron lëkurën e fytyrës.

Kosi për lëkurën e kokës

A e dinit se kosi mund të përdoret si zbutës i flokëve? Mjafton që të fërkoni flokët e lagur me kos duke nisur nga skalpi deri tek majat.

Mbajeni kosin në flokë për 10-15 minuta dhe më pas shpëlajeni kokën.

Bakteret e mira tek kosi ushqejnë skalpin dhe e pastrojnë atë nga zbokthi.

Kosi për këmbët

Përzieni pak kosi me arra të grira dhe përdoreni për të fërkuar thembrat dhe pastruar qelizat e vdekura, të çarat dhe përtharjet e ndryshme në lëkurë.

Kosi ushqen dhe hidraton lëkurën ndërkohë që arrorët zbusin edhe zonat më të ashpra.

Për më tepër, në momentin që fërkoni këmbët me kos, po trajtoni edhe duart, kështu që siç thotë populli, një rrugë e dy punë.

Vlerat e kosit janë më të mëdha nëse kosin e keni bërë vetë në shtëpi.

Kosi i bërë nga amvisat shqiptare është i pasur me probiotikë.

Probiotikët janë baktere të mira që jetojnë e shumohen në sistemin tretës dhe mbajnë larg mikroorganizmat që shkaktojnë infeksione të ndryshme./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.