Ushqimet e Duhura Për Zemrën

519 0

Një regjim i mirë ushqimor është pjesë e rëndësishme e stilit të jetesës.

Nëse dikush vuan nga sëmundjet e zemrës, heqja dorë nga sheqernat, ushqimet e përpunuara, mielli i rafinuar, gjalpi, dhe vajrat e përpunuar, është thelbësore.

Nga të dhënat e AgroWeb.org sheqeri është produkti që e ushqen inflamacionin, më shumë se çdo gjë tjetër.

Këtu përfshihet edhe sheqeri i parafinuar dhe lëngjet e frutave.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, shpjegojnë se një njeri që vuan nga sëmundjet e zemrës, duhet të konsumojë më shumë yndyrna të mira, drithëra të plota dhe perime.

Proteinat me bazë shtazore duhen mbajtur në nivele minimale, thonë studimet mjekësore.

Pacientët e prekur nga këto sëmundje kronike, duhet t’i përmbahen një regjimi mesdhetar ushqimor.

Sipas këtij regjimi, peshku duhet ngrënë dy-tre herë në javë.

Peshku është i nevojshëm sepse përmban acidet yndyrore Omega-3, që parandalojnë këto sëmundje.

Regjimi i përshtatshëm ushqimor për një person që vuan nga zemra, duhet të përfshijë ushqime të pasura me fibër.

Frutat e freskëta janë plot e për plot me fibër.

Po ashtu janë drithërat e plota, të cilat janë shumë të shëndetshëm për zemrën.

Regjimi Ushqimor Miqësor Me Zemrën

Mëngjesi

Niseni ditën me një thelb hudhër, shoqëruar me një gotë me ujë ku keni hedhur çerek luge me kanellë ose shafran Indie, që e gjeni në pikat e erëzave ose supermarkete.

Më pas hani mëngjes sepse erëzat e lartpërmendura treten në yndyrna.

Ushqimet më të mira për mëngjes janë tërshëra, qumështi i plotë, perime dhe vezët.

Sa i përket këtyre të fundit, nuk duhet të konsumoni më shumë se dy vezë në mengjes.

Paraditja

Nëse ju ka marrë uria, hani një frut.

Gjatë ditës, njeriu duhet të hajë tre vakte dhe mes tyre të konsumojë ndonjë frut ose arrorë.

Dreka

Orizi i plotë dhe thjerëzat janë një zgjedhje shumë e mirë dhe e shëndetshme për një vakt të mirë dreke.

Po ashtu perimet dhe peshku.

Darka

AgroWeb.org ju sugjeron që një vakt në ditë nuk duhet të përmbajë drithëra, ku përfshihet edhe buka.

Mirë është ta evitoni bukën në darkë.

Mbrëmjeve, mund të hani vezë, perime, supa ose sallata.

Aktiviteti Fizik

Aktiviteti fizik është plotësisht në varësi të nevojave të personit.

Megjithatë, ju duhet të lëvizni, të ecni ose të vraponi nëse mundeni.

Zgjidhni aktivitetin që ju vjen për shtat ose konsultohuni me një mjek.

Evitoni kripën sa të mundni.

Lexoni këtu për ushqimet më të dëmshme për zemrën./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.