Pamjaftueshmëria e mineraleve është provuar të jetë një faktor i rëndësishëm në shfaqjen e pagjumësisë.
Më poshtë do të gjeni një listë nga AgroWeb.org, me produktet më të mira, të pasura me mineralet që ju duhen për një gjumë të qetë.
Hekuri
Hekuri ndihmon në transportin e oksigjenit në të gjithë trupin.
Mungesa e tij shkakton kontraktime të pavullnetshme të këmbëve, të cilat e zgjojnë njeriun gjatë natës.
Mungesa e hekurit vërehet më shumë tek gratë.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, pruduktet më të pasura me hekur janë frutat e thata, spinaqi, hithra, perimet e gjelbra, boronicat.
Magnezi
Magnezi është një mineral thelbësor që ndihmon në prodhimin e hormonit të gjumit, melatoninës.
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, magnezi qetëson sistemin nervor dhe largon lodhjen.
Ekspertët rekomandojnë marrjen e 600 mg magnez në ditë.
Ushqimet më të pasura me magnez janë barishtet, arrorët, avokado, farat e susamit, farat e kungullit e të tjerë.
Kaliumi
Ky mineral është i dobishëm për njerëzit që kanë probleme me gjumin.
Kaliumin e gjeni tek kumbullat, bananet, avokado, salmoni, barishtet dhe fasulet.
Kalçiumi
Kalçiumi ka ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e gjumit.
Mungesa e tij prish fazën REM të gjumit, gjatë të cilit njeriu kryesisht sheh pjesën më të madhe të ëndrrave.
Këtë mineral mund ta merrni nga produktet e bulmetit, barishtet, sardelet dhe farat e susamit.
Të rriturit kanë nevojë për 1,000 miligramë kalçium në ditë.
Melatonina
Melatonina njihet si ‘hormoni i errësirës’ dhe rregullon orën biologjike të trupit dhe kohën e çlirimit të hormoneve.
Vishnjet, arrat, xhenxhefili, shpargu dhe ananasi kanë sasi të melatoninës.
Disa këshilla
Pirja e alkolit dhe e kafes ka një ndikim negativ tek gjumi.
Alkoli përkeqëson simptomat e gërrhitjes dhe pagjumësisë.
Kafja ka një efekt shumë negativ për gjumin te disa persona, trupi i të cilëve nuk e përthith siç duhet kafeinën.
Dhoma e gjumit duhet të jetë në errësirë, e pastër dhe e ajrosur mirë./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje