Seminar Me Rëndësi Mbi Standartet e Sigurisë Ushqimore Në Aktivitetet e Agrobiznesit

522 0

Në kuadër të projektit ndërkufitar IPA të financuar nga BE-ja mbi “Standardet dhe Çertifikimi i produkteve Bujqësore, Ngritja e Kapaciteteve në përthithjen e Fondeve dhe Strategjitë e Marketingut në Mbështetje të Rritjes Ekonomike dhe Tregtisë të Agrobizneseve”, partnerët zbatues të tij, Creative Business Solutions (CBS), Agjensia për Zhvillim Rajonal-2 dhe Komuna Dibër, organizuan në data 12 dhe 13 Korrik në Dibër të Madhe dhe në  qytetin e Peshkopisë, seminarin me tematikë mbi Standartet e Sigurisë Ushqimore në aktivitetet e Agrobiznesit.

Trajnimi i specializuar me lektorë ndërkombëtarë synoi rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit të agrobizneseve të Rajonit të Dibrës, në të dyja anët e kufirit, mbi  rëndësinë e standardeve ushqimore dhe çertifikimeve të tyre si ISO 22000, HACCP, Global Gap, Organic etj.

Qëllimi i këtij seminari ishte përmirësimi i kapaciteteve lokale duke përfshirë stafin e bizneseve dhe njohuritë e ekspertëve lokalë si faktore te rëndësishem nëpërmirësimin e cilësisë së produkteve dhe rritjes së eksporteve.

Mungesa e çertifikimeve të përshtatshme që përputhen me kërkesat e tregut të BE dhe përmbushja e standardeve ushqimore kombëtare, mbetet një nga sfidat më të mëdha për prodhuesit dhe përpunuesit bujqësorë në Shqipëri dhe Maqedoni, për të hyrë në tregjet e BE-se.

Çertifikimet e Duhura Ndihmojnë Eksportet

Pavarësisht faktit që sektori bujqësor mbetet burimi kryesor i të ardhurave për një numër të konsiderueshëm familjesh, mungesat e standardeve kryesore ushqimore dhe e çertifikimeve, ndikojnë në uljen e potencialit të tregtimit të prodhimeve agro në tregje më të mëdha konkuruese.

Në këtë trajnim dy ditor morën pjesë rreth 90 agrobiznese si dhe përfaqësues të pushtetit lokal të Peshkopisë dhe të Dibrës së Madhe, inspektorë të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor etj.

Ata u njohën me një modul që në përmbajtje të vetë përfshinte njohuri dhe specifika mbi disa standarte ushqimore, të cilët tashme jane një kërkesë e domosdoshme për tregun në të gjitha nivelet e tij dhe në të njëjtën kohë një detyrim kundrejt konsumatorit.

Ky seminar do të pasohet me përzgjedhjen e 20 agrobizneseve nga të dy rajonet kufitare të Dibrës, të cilët do të asistohen nga ekspertë të fushës për implementimin e standarteve specifike në varësi të aktiviteteve dhe çertifikimin e tyre nga Trupa Ndërkombëtare Çertifikimi.

Kjo ndërhyrje do të rrise cilësinë dhe njëkohësisht do tëmundësojë krijimin e markave për disa produkte tradicionale të rajonit tëcilat do tëkenë mundësine të konkurojnë në rrjetet e supermarketeve dhe tregjeve kombëtare dhe ndërkombëtare./AgroWeb.org

Klikoni këtu për versionin e lajmit në Anglisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.