A Munden Vitaminat të Parandalojnë Atakun në Zemër

597 0

Rruga drejt shëndetit të mirë të mendjes së trupit është e shtruar me sakrifica e shpesh me zgjedhje të gabuara, ndoshta edhe drastike.

Në përpjekje për të qenë të shëndetshëm, konsumatorët blejnë shumë vitamina e minerale në formën e suplementëve.

Lë të mos keqkuptohemi, ato sigurisht janë të dobishme për shëndetin, por ka konsumatorë që mendojnë se duke marrë suplementë të tillë mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës apo edhe atakun në zemër.

Kur vjen puna tek këto dy probleme madhore, shkencëtarët nuk arrijnë në konsensus të plotë.

Një studim i kohëve të fundit i publikuar në revistën e Kolegjit Amerikan Të Kardiologjisë thotë se multivitaminat, vitamina D, kalçiumi dhe vitamina C nuk kanë ndikim domethënës në shëndetin e zemrës.

Ato nuk munden të parandalojnë atakun në zemër, isheminë apo vdekjen e parakoheshme.

Megjithatë, shkencëtarët shprehen se vitaminat janë të dobishme për zemrën vetëm nëse njeriu merr nën kontroll faktorë të tjerë rreziku.

Këtu mund të përmendim: ushqyerjen e keqe, duhanpirjen, kolesterolin dhe diabetin.

Studime të mëhershme sugjeronin se vitaminat C dhe E mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Nga ana tjetër, studime klinike nuk kanë zbuluar përfitime të tilla.

Deri më tani, kardiologët amerikën shprehen se ka një lidhje të fortë mes mungesës së vitaminës D dhe sëmundjeve të zemrës.

Ky pretendim ka gjithësesi nevojë për studime të mëtejshme klinike.

Shumë njerëz që janë përgjithësisht të shëndetshëm, marrin atë për të cilën kanë nevojë nëpërmjet ushqimit.

Kësisoj ata nuk kanë nevojë për suplementë apo nga një multivitaminë në ditë.

Rekomandime Për Shëndetin E Zemrës

Ushqyerja e shëndetshme është e rëndësishme për shëndetin e zemrës.

Konsumi i frutave dhe perimeve, shoqëruar nga drithërat e plota dhe 2 racione peshk në javë konsiderohet si pikënisja e duhur për një zemër të shëndetshme.

Nëse e bëni këtë, nuk do të keni nevojë për të marrë vitamina shtesë apo suplementë të tjerë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.