Vlerat Fantastike Të Lëkurës Së Shalqinit Për Lëkurën, Tensionin dhe Rënien në Peshë

1.2k 0

Shalqini është një nga frutat më popullorë të stinës së verës.

Tuli i tij i kuq dhe plot lëng, shuan etjen por edhe urinë, falë përmbajtjes së lartë të ujit dhe fibrës.

Por tuli nuk është i vetmi i pasur në ushqyes.

Lëkura e shalqinit, e cila rëndom hidhet në plehra, është tejet e pasur me vitamina dhe minerale.

Lëkura përmban një përqindje të madhe të ushqyesve të të gjithë frutit, ndonëse nuk është pjesa më e shijshme e tij.

Në të gjenden antioksidantë, minerale dhe vitamina si A, C, B6, kalium dhe zink.

Përfitimet E Lëkurës Së Shalqinit

Disa prej përfitimeve më të mëdha që merren nga shalqini kanë të bëjnë me paraqitjen e lëkurës, imunitetin, uljen e tensionit të gjakut, rënien në peshë dhe shtatzaninë e mbarë.

Kujdesi Për Lëkurën

Sipas të dhënave të AgroWeb.org lëkura e shalqinit përmban likopen, një antioksidant që lufton radikalet e lira dhe minimizon rrudhat dhe njollat e moshës.

Tensioni I Gjakut

Lëkura e shalqinit përmban sasi befasuese të kaliumit që i bën mirë enëve të gjakut.

Sa më i ulët tensioni në vena, aq më të pakëta janë gjasat e shfaqjes së aterosklerozës, atakut në zemër, ishemisë dhe sëmundjeve koronare.

Rënia Në Peshë

Shalqini me gjithë lëkurë është i pasur me fibër.

Fibra ju bën të ndiheni më të ngopur, stimulon metabolizmin dhe rrit aftësitë e trupit për të djegur yndyrnat e tepërta.

Sistemi Imunitar

Sipas të dhënave, të cilave i referohet AgroWeb.org një racion me lëkurë shalqini plotëson 30 përqind të nevojës ditore me vitaminë C.

Ajo ndihmon imunitetin dhe nxit prodhimin e rruazave të bardha.

Këto të fundit përbëjnë linjën e parë të mbrojtjes kundër infeksioneve dhe patogjenëve të huaj në organizëm.

Shtatzania

Disa studime kanë zbuluar se sheqernat natyralë që gjenden tek lëkura e shalqinit minimizojnë simptomat e shtatzanisë, sidomos të të vjellave dhe enjtjen.

Sëmundjet Kronike

Likopeni dhe substanca të tjera të dobishme ndihmojnë në neutralizimin e mikroorganizmave të këqinj përpara se të ndodhë mutacioni qelizor i cili konsiderohet si pikënisja e sëmundjeve kronike.

Si Të Përdorni Lëkurën E Shalqinit

Lëkurën e shalqinit mund ta përdorni në lëngje frutash dhe perimesh, sallata të ndryshme./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.