Përgatitja e Gjizës në Shtëpi – E Freskët, e Shëndetshme Plot Shije

4.9k 0

Gjiza është një përbërës ideal dhe tepër i shijshëm i gatimeve tradicionale më të mira të Shqipërisë.

Ajo mund të përgatitet lehtë dhe kërkon pak mund e përbërës. Vlerat shëndetësore të gjizës janë fantastike për gjithë organizmin.

Gjiza mund të bëhet me bazë qumështi ose me bazë hirre.

Gjiza Me Bazë Qumështi

Përbërësit

  • 8 filxhanë çaji me qumësht
  • 1 filxhan me ajkë qumështi
  • 60 ml uthull të bardhë
  • Gjysëm luge çaji me kripë

Përgatitja

Në një tenxhere mesatare hidhni qumështin, ajkën dhe kripën dhe ngrohini deri sa qumështi të jetë mjaftueshëm i nxehtë.

Përziejeni rregullisht që qumështi të mos ngjitet në tenxhere.

Më pas hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet për të paktën 5 minuta.

Më pas merrni uthullën dhe hidheni ngadalë ndërkohë që e përzieni qumështin në mënyrë të vazhdueshme.

Do të vëreni formimin e grimcave të qumështit që dalin në sipërfaqe.

Vazhdoni me përzierjen deri në hedhjen e plotë të uthullës dhe më pas prisni deri në mpiksjen e qumështit dhe formimit të copëzave të gjizës të cilat dalin në sipërfaqe.

Merrni një kullesë të mbuluar me një napë të pastër dhe hidheni të gjithë lëngun aty.

Pas kullimit në enë do të kenë mbetur vetëm copat e mpiksura të gjizës së freskët.

Prisni të paktën një orë deri sa e gjithë hirra të ketë kulluar dhe gjiza të jetë mbledhur në enë.

Nëse dëshironi një gjizë më kremoze, mund ta ndaloni kullimin pas 10 minutash, ndërsa nëse preferoni një variant më të përtharë, prisni një orë.

Gjiza me bazë qumështi mund të ruhet në frigorifer për një javë.

Gjiza Me Bazë Hirre

Përbërësit janë si më sipër vetëm se duhet hirrë në vend të qumështit.

Hidheni hirrën në një tenxhere dhe lëreni të ngrohet duke e përzier vazhdimisht.

Ngrohja e hirrës duhet të vazhdojë deri sa në sipërfaqe të formohet një shtresë e theksuar e bardhë dhe temperatura e saj të ketë arritur në 100 gradë.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni hirrën të ftohet.

Ngjyra e saj do të ketë marrë një nuancë të verdhë e jeshile të çelët pothuajse transparente.

Në sipërfaqe do të jenë formuar grimca gjize si re.

Mbuloni një kullesë metalike me një napë të pastër dhe hidheni hirrën në të pa prekur grimcat delikate të gjizës.

Kullimi mund të zgjasë nga dy deri në tre orë. Kur i gjithë lëngu të jetë tretur, merrni gjizën me një lugë druri dhe përdoreni menjëherë.

Ajo mund të qëndrojë deri në një javë nëse e ruani në frigorifer ose për më gjatë nëse e ruani në ngrirje.

Nëse e preferoni të kripur mund t’i shtoni sipas dueshirës pasi ta keni përgatitur. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.