Shqipëria e Pushtuar nga Bora dhe Shiu – Kur Pritet të Dalë Dielli

382 0

Moti i ftohtë, me rreshje shiu e dëbore ka pushtuar Shqipërinë.

Kjo situatë moti e acartë ka mbizotëruar të  gjithë territorin, ku më të prekura janë zonat malore.

Duket si një situatë e pashpresë për përmirësim, por sipas sinoptikanëve ditët e acarta parashikohen deri në mes të Janarit.

Sot, sipas të dhënave të AgroWeb.org, do të vijojnë reshjet e shiut në bregdet dhe zonat e ulëta.

Por do të ketë dëborë në zonat malore në 100 m mbi nivel deti në Veri dhe mbi 400 m në Jug.

Pjesa e dytë e ditës pakëson reshjet në gjithë vendin, megjithese dëbora zbret në 200-300 metra mbi nivel deti.

E premtja përmirëson kushtet e motit por do te kete vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu e dëbore. Fundjava sjell kryesisht mot te kthjellet edhe pse ftohtë.

Temperaturat e ajrit sot janë rritur lehtë në mëngjes duke shënuar -5 gradë celcius në zonat malore por nga 2 ne 4 gradë celcius në zonat e Ultësirës.

Dita e premte ul sërisht me 3 gradë temperaturat e mëngjesit ndersa e premtja në mesditë sjell rënie të lehtë të temperaturave.

Kur Do të Dalë Dielli

Sipas informacioneve të marra nga AgroWeb.org, e shtuna dhe veçanërisht e diela pritet të sjellë pak rreze dielli në Shqipëri.

Moti do të vijojë i ftohtë por me më pak rreshje shiu dhe dëbore.

Sipas Shërbimeve Ndërkombëtare Meteorologjike si BBC Weather apo AccuWeather,  në Tiranë teperaturat të dielën pritet të jenë rreth 10 / -1 gradë celcius.

Në Korçë rreth 0 /- 7 dhe pa rreshje, në Gjirokastër 8 / -1 dhe në Kukës 4 / -4 gradë.

Edhe pse pritet të dalë dielli, i ftohti do të vijojë. Ndaj, vishuni ngrohtë  kur jeni në ambiente të jashtme dhe të ftohta.

Agroweb.org këshillon të evitoni të dilni jashtë në orët e para të mëngjesit dhe orët e vona të darkës.

Qëndroni në ambiente të ngrohta dhe të ajrosura herë pas here./AgroWeb.org