41.7 Ton Banane të Prishura Zbarkojnë në Durrës

758 0

Një ngarkesë prej 41.7 ton banane të prishura janë bllokuar sot nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Sipas një njoftimi për mediat, të cilit i referohet AgroWeb.org, AKU bën të ditur se gjatë kontrollit nga ana e Drejtorisë rajonale të autoritetit të kontrollit të ushqimit në Durrës është konstatuar se ngarkesa, e destinuar për t’u futur në tregun shqiptar ishte me banane të prishura, të rrezikshme për konsum njerëzor.

Pas bllokimit të kësaj ngarkese, e cila vinte nga Kosta Rika, AKU ka nisur procedurat për kthimin e gjithë sasisë në vendin e origjinës.

“Në kuadër të forcimit të masave për Sigurinë Ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka në fokus të veçantë kontrollin në Pikat Doganore në të gjithë vendin.

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Durrës  gjatë kontrollit të ushtruar në PIK ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 41.7 ton banane të ardhur nga Costa Rica për shkak se produkti rezultoi me probleme për konsum njerëzor – produkti i prishur.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 41.7 ton duke u  bazuar legjislacionit në fuqi, gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore.” thuhet në njoftimin e AKU.