Të dhënat e Observatorit Global të Shëndetit për vitin 2017 e rendisin Shqipërinë mes vendeve me prevalencën më të lartë të sëmundjeve që lidhen me hipertensionin.

Statistikat tregojnë se në vendin tonë rreth 32% e popullësisë mbi 18 vjeç vuan nga tensioni i lartë i gjakut.

Ndërkohë, një raport i Institutit të Shëndetit Publik rrëfen se niveli i sëmundjeve ishemike e zemrës që i atribuohet hipertensionit është dyfishuar gjatë 20 viteve të fundit.

Këto të dhëna tregojnë se niveli i vdekjeve nga sëmundjet cerebrovaskulare për shkak të hipertensionit arterial është rritur me më tepër se 70%.

Hipertensioni ka si shkak kryesor stilin e jetesës dhe shfaqet si pasojë e ushqyerjes së keqe, kolesterolit të lartë dhe stresit.

Së fundmi një studim i kryer në Edinburg, et cilit i referohet AgroWeb.org ka zbuluar se disa qeliza speciale të imunitetit mund të luajnë një rol kyç kundër rrezikut të hipertensionit.

Rruazat e Bardha dhe Tensioni i Lartë i Gjakut

Një lloj i caktuar i rruazave të gjakut ka detyrën e madhe të asimilojë substancat e huaja që formohen si pasojë e një lëndimi apo infeksioni.

Për më tepër, këto rruaza ‘ushqehen’ me mbetjet qelizore të qelizave të tjera që nuk janë më funksionale.

Ekspertët zbuluan se rruazat e bardha konsumojnë edhe molekulat hormonale që stimulojnë ngushtimin e enëve të gjakut.

Kësisoj, imuniteti mund të ulë tensionin e lartë duke qetësuar enët e gjakut.

Ky zbulim, të cilit i referohet AgroWeb.org, është shumë shpresëdhënës për pacientët që vuajnë nga tensioni i gjakut.

Ai i çel rrugën prodhimit të medikamenteve të reja që përmirësojnë imunitetin dhe luftojnë tensionin e lartë.

Disa Metoda Natyrale Për Uljen e Tensionit

Kura e Parë me Lëng Limoni

Përbërësit

Ujë

Një limon

Udhëzimet

Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim.

Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

Kura e Dytë me Hudhër

Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi.

Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij.

Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini.

Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.

Kura e Tretë me Uthull Molle dhe Sodë Buke

Përbërësit

Ujë

Një majë luge çaji me sodë buke

Një lugë gjelle me uthull molle

Udhëzimet

Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi.

Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.

Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë.

Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira.AgroWeb.org