Sekretet që Duhet të Dini për Përgatitjen e Hallvës

13.3k 0

Hallva është një nga ëmbëlsirat më tradicionale shqiptare, e cila përgatitet gjatë të premteve të mira.

Ajo gatuhet për t’i rikujtuar njerëzve sa e rëndësishme është të ndash shije dhe lumturi me të dashurit tuaj.

Prandaj edhe është e traditës që sa herë bëhet hallvë ta shpërndash atë tek komshinjtë apo të afërmit.

AgroWeb.org ju sjell recetën autentike të hallvës por me një përbërës sekret që i jep akoma më shumë shije.

Përbërësit

  • 1 gotë uji me miell
  • Gjysmë gote uji me arra të shtypura lehtë
  • 4-5 lugë gjelle me sheqer
  • Një gotë e gjysmë ujë të ngrohtë
  • 1 lugë gjelle me gjalpë të freskët
  • Lëkurën e një portokalli

Përgatitja

Vendosni një tenxhere në zjarr dhe shtoni gjalpin, lëreni aty derisa të shkrihet.

Më pas hidhni miellin dhe skuqeni në temperaturë të ulët derisa ai të piqen dhe të marrë ngjyrë kafe të lehtë.

AgroWeb.org ju këshillon që ta përzieni miellin me një lugë druri gjatë gjithë kohës që ai të mos ngjitet.

Kjo do të parandalojë ngjitjen e miellit dhe shijen e hidhur të hallvës.

Shtoni sheqerin dhe vazhdoni ta përzieni derisa kokrrizat e tij të jenë shkrirë plotësisht.

Kur masa të jetë e njëtrajtshme shtoni ujin dhe përzëri përzjejeni masën e formuar.

Sasia e ujit duhet të përthithet plotësisht nga masa e brumit.

Hidhni arrat e shtypura dhe lëkurat e portokallit dhe përzjejini mirë sa të bashkohen plotësisht me hallvën.

E heqim nga zjarri dhe e lëmë me kapak të mbyllur për 15 minuta.

Më pas, mund të përdorim dy lugë në dhënien e formës karakteristike të hallvës, por edhe forma të tjera.

Në sipërfaqe e spërkasim me kanellë dhe vendosim nga një thelbi arre apo bajame sipër.

Kjo ëmbëlsirë fantastike mund të shërbehet në temperaturë ambienti ose e ftohtë.

Për një shije më të veçantë, uji mund të zëvendësohet me qumësht.

I gjithë procesi i përgatitjes së kësaj ëmbëlsire kërkon durim dhe përkushtim./AgroWeb.org