Si të Përgatisni Komposton e Shijshme me Kajsi të Freskëta në Shtëpi

3.3k 0

Kajsia është një frut shumë i shijshëm dhe aromatik që luan një rol të rëndësishëm në pastrimin e mëlçisë dhe të gjakut.

Ajo përmirëson tretjen, shmang konstipacionin dhe mbron shëndetin e kockave.

Kajsitë gjenden me bollëk në tregje ditët e sotme dhe përdorimi i tyre në kuzhinë është i larmishëm.

Një nga mënyrat më të mira për shfrytëzimin e vlerave të kajsisë është që të bëni komposto, një recetë të cilën mund ta gjeni në këtë artikull të AgroWeb.org.

Përbërësit:

  • Gjysmë kilogramë kajsi të ndara në gjysmë dhe pa bërthamë,
  • 2 lugë gjelle me lëng të freskët limoni
  • 2-3 lugë gjelle me sheqer
  • Kos sipas dëshirës

Përgatitja:

Hidhini kajsitë, lëngun e limonit jeshil dhe sheqerin në një tenxhere të madhe.

Vendoseni atë në një zjarr mesatar dhe lërini përbërësit të ziejnë derisa kajsitë të jenë zbutur.

Kjo kërkon rreth 15-20  minuta.

Më pas transferojeni komposton në një enë tjetër.

Për ta servirur hidhni në pjatë dy lugë kos të trashë e të ftohtë dhe sipër kajsitë.

Kompostoja mund të ruhet në frigorifer për rreth 2 javë.

Përse Duhet Të Hani Më Shumë Kajsi Gjatë Verës

Kajsia është një frut që njihet si Nektari i Perëndive.

Ajo përmban rreth 14% sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, Vitaminë B1, B2, C etj.

Ajo është shumë e  pasur me antioksidantë, polifenolë, flavonoidë dhe beta karoten.

Këto përbërës e bëjnë kajsinë të domosdoshme gjatë stinës së verës dhe jo vetëm.

Përbërësit e kajsisë i mbrojnë qelizat nga oksidimi që është në nivele më të larta në stinën e verës.

Për më tepër, kajsia përmbajnë shumë fibër.

Kjo e fundit është e domosdoshme për të përmirësuar tretjen.

Nga ana tjetër, fibra ndihmon edhe në mbajtjen nën kontroll të kolesterolit i cili përbën rrezik të lartë për shëndetin e zemrës./AgroWeb.org