Diabeti dhe Konstipacioni – Lidhja Mes Tyre dhe Trajtimet Që Ju Vijnë Në Ndihmë

419 0

Një nga ankesat më të përsëritura të një njeriu që vuan nga diabeti ka të bëjë me konstipacionin.

Ky shqetësim i tillë është plotësisht i justifikueshëm për faktet e mëposhtme të shtjelluara nga AgroWeb.org

Diabeti nxit ndjeshëm rritjen e vazhdueshme të nivelit të sheqerit në gjak.

Një gjë e tillë shkakton dëmtim të nervave dhe rrjedhimisht të shkaktojë konstipacion.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se rreth 60 përqind e njerëzve që vuajnë nga diabeti, përjetojnë simptoma të konstipacionit.
Një pjesë e konsiderueshme e tyre përjetojnë konstipacionin kronik.

Shfaqja e këtij të fundit i atribuohet neuropathisë diabetike, një dëmtim nervor që ndikon tek disa zona të trupit, përfshirë edhe aparatin tretës.

Dëmtimi mund të ndodhë edhe në nervin vagus që kontrollon lëvizjen e ushqimit nëpërmjet sistemit tretës.

Nëse ky nerv dëmtohet, atëherë zorrët e njeriut e kanë të vështirë të përpunojnë mbetjet ushqimore dhe bllokohen.

Konstipacioni Dhe Ushqyerja e Keqe

Diabetikët mund të përballen me konstipacionin edhe për shkak të ushqyerjes.

Ata këshillohen të ushqehen me produkte të stinës e të shëndetshme që të parandalojnë rritjet e befta të sheqerit në gjak dhe të ruajnë një peshë të shëndetshme.

Ushqimet më të mira për diabetikët janë ato që përmbajnë fibër e cila lehtëson simptomat e konstipacionit.

Një aspekt tjetër i shfaqjes së konstipacionit tek diabetikët është se ky problem mund të nxitet edhe nga barna të ndryshme.

Mënyrat Për Trajtimin e Konstipacionit tek Diabetikët

Njerëzit që vuajnë nga diabeti në shumë raste mund të zgjidhin problemin e konstipacionit nëpërmjet trajtimeve në shtëpi.

Hapat më të rëndësishëm janë:

Pirja e rregullt e ujit,

Konsumi i mjaftueshëm i fibrës,

Aktiviteti fizik.

Këto tre hapa do të inkurajojnë lëvizjen e rregullt të zorrëve dhe lehtësojnë.

Hapi më i rëndësishëm nga të gjitha është mirëmbajtja e nivelit të sheqerit në gjak në mënyrë efikase dhe të vazhdueshme.

Duke bërë një gjë të tillë, ata do të shmangin shumë komplikacione të tjera siç është dëmtimi nervor./AgroWeb.org