Dita Botërore e Buzëqeshjes – 5 Arsye Përse Buzëqeshja i Bën Mirë Shëndetit

856 0

4 Tetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Buzëqeshjes.

Kjo ditë iu caktua buzëqeshjes pas kërkesës së piktorit amerikan Harvey Ball i cili në vitin 1963, krijoi simbolin e verdhë të buzëqeshjes që sot përdoret gjërësisht.

Ball, ishte i mendimit se njerëzit duhet të buzëqeshin patjetër, të paktën një herë në vit.

Megjithatë, duke marrë në konsideratë arsyet e mëposhtme përse buzëqeshja i bën mirë shëndetit, ia vlen ta nisim ditën buzagaz jo vetëm një herë në vit.

Buzëqeshja Largon Stresin

Stresi lë shumë gjurmë jo vetëm në fytyrë por edhe në organizëm. Buzëqeshja nga ana tjetër bën të mundur që ne të mos ngjajmë të lodhur e të drobitur.

Besojeni ose jo, buzëqeshja dhe e qeshura në përgjithësi largojnë stresin.

Qeshni Për Një Humor të Mirë

E qeshura përmirëson humorin për faktin e rëndësishëm se falë saj aktivizohen një sërë sinjale neuronesh në tru por edhe sekretohen hormone si dopamine dhe serotonina.

Buzëqeshjen mund ta përshkruajmë si një anti-depresant natyral.

E Qeshura Forcon Imunitetin

Buzëqeshja ndihmon sistemin imunitar të funksionojë më mirë.

Buzëqeshja e qetëson njeriun dhe imuniteti është më i fortë në përballjen me të ftohurën apo gripin.

E Qeshura Ul Tensionin e Gjakut

Kur njeriu qesh, tensioni i gjakut në organizëm ulet. Mund ta provoni edhe vetë në shtëpi. Mateni tensionin duke ndenjur ulur në shtëpi. Më pas qeshni për rreth një minutë dhe mateni sërish dhe do të vëreni ndryshime.

E Qeshura I Bën Mirë Zemrës

Studimet kanë treguar se e qeshura e vërtetë dhe me zemër, ka ndikim të fortë në këtë organ.

Njerëzit që buzëqeshin e qeshin kanë rrahje më të ulëta të zemrës.

Ekspertët sugjerojnë që njerëzit që vuajnë rëndom nga stresi të provojnë terapinë e buzëqeshjes. Përpiquni të buzëqeshni edhe në kulmin e stresit dhe do të kuptoni se një terapi e tillë ju vjen në ndihmë për shpirtin por edhe zemrën./AgroWeb.org