Surprizat e Motit për Muajin Nëntor – Temperatura të Larta Deri 32 Gradë

1.8k 0

Jo dimri, por as vjeshta duket se nuk ka ndërmend të vijë.

Muaji tetor u karakterizua nga temperaturat e larta dhe ditët me diell duke bërë që stina e vjeshtës të duket ende larg.

Në vendet bregdetare, vendas por edhe turistë vijojnë të bëjnë plazh duke shfrytëzuar temperaturat e larta.

Por çudia dhe kapriçot e motit nuk mbyllen me muajin tetor.

Nëntori pritet të jetë edhe më i ngrohtë, madje disa ditë të tij do të jenë me temperatura shumë më të larta nga sa karakterizohet moti përgjatë këtij muaji.

Reshjet e shiut dhe uljet e temperaturave   

Sipas të dhënave të shërbimeve meteorologjike, dy ditët e fundit të tetorit do të karakterizohen nga moti i vranët dhe me rreshje shiu në disa zona të vendit.

Konkretisht për ditët e nesërme, dt 31 tetor pritet që në një pjesë të mirë të territorit të vendit të ketë rreshje shiu.

Sinoptikanët thonë se vendi do të përfshihet përkohësisht nga reshje shiu dhe ulje e temperaturave.

Parashikimet flasin për një rënie të temperaturave deri në 4 gradë celcius.

Muaji Nëntor, temperatura të pazakonta deri në 32 gradë

Mot edhe më i ngrohtë pritet në muajin nëntor. Sipas të dhënave të AccuWeather, të cilit i referohet AgroWeb, disa ditë përgjatë muajit nëntor do të jenë shumë të ngrohta se zakonisht duke arritur në vlerat 32 gradë, njësoj si të jetë stina e verës.

Konkretisht, disa nga ditët e para të nëntorit do karakterizohen nga rreshjet e shiut por temperaturat do të jenë të larta në vlerat 24 deri në 26 gradë.

Ndërkohë ditë të tjera do të përfshihen nga një mot edhe më i ngrohtë.

Përkatësisht, në datën 6 nëntor, temperaturat pritet të shkojnë deri në 32 gradë celcius.

Edhe dita në vijim, 7 nëntor do të jetë me temperature të larta të cilat do të shkojnë deri në 30 gradë celcius.

Ndërkohë, java e tretë dhe e katërt e nëntorit do të pësojë rënie tëmperaturash me deri në 10 gradë më pak./AgroWeb.org