KASH: Produktet e Eksporteve Shqiptare Janë Pa Pesticide

498 0

I ftuar në emisionin “Alert”, kryetari i KASH, Agim Rrapaj, ka folur për eksportet e prodhimeve shqiptare.

Rrapaj theksoi se ka rritje të eksporteve ku faktor i parë ishte heqja e TVSH dhe rritja e investimeve në sera dhe në ambientet e tjera të mbrojtura.

Sipas kryetarit të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar ka nisur tashmë certifikimi në këtë sektor dhe fermerët janë të orientuar drejt eksportit.

I pyetur për problematikat në lidhje me përdorimin e pesticideve në Shqipëri, Rrapaj pohoi se nuk ka ngarkesa të tilla.

Kompanitë janë të të kujdesshme për vetëkontroll dhe janë dyfishuar shpenzimet për të patur gjithmonë produkte cilësore.

Ndërkohë Z. Rrapaj deklaroi se kompanitë e grumbullimit kanë bërë me fermerët për kontrollin e tyre.

“Korça, Lushnja, Saranda po implementojnë modelet më të mira nga jashtë”, tha kryetari i KASH.

Sipas tij kontrolli duhet të bëhet tek toka, tek uji, tek fermeri, pasi edhe pse kontrabanda e pesticideve të paregjistruara ka rënë, problemi nuk është zhdukur.

Rrapaj theksoi se problem mbetet ende çështja e laboratorëve të pacertifikuar dhe largimi i njerëzve të kualifikuar.

“Kemi 224 qendra grumbullimi që bashkëpunojnë më 50 mijë fermerë. Ka fermerë të pacertifikuar që prodhojnë produkte të pacertifikuara dhe prishin tregun”, këto ishin edhe disa na problematikat e tjera që eksperti listoi.

Kujtojmë se në datën 21 Shkurt fermerët dolën në protestë duke kërkuar plotësimin e këtyre kërkesave: mbështetjen financiare, subvencionimet kundrejt faturave tatimore, vlerësim dhe kompensim financiar me çmim dysheme, rregullim të paketës fiskale, garantimin e shërbimeve të ekstensionit si dhe rregullimin me ligj të kryerjes së tregtisë.

Lidhur me këtë ngjarje Rrapaj përmbylli intervistën duke thënë se “duhet të të ketë një treg, pasi nuk mund ta ndalosh fermerin të shesë prodhimet e tij’./AgroWeb.org