Koronavirus Në Shqipëri: Ndër Personat e Prekur Tanimë 1 Mjek dhe 3 Infermierë

309 0

Pak momente më parë zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli konfirmoi numrin e ri të të infektuarve në vendin tonë.

Nga 563 raste të testuara, numri i të prekurve që kanërezultuar pozitivë gjatë 24 orët e fundit ka shkuar në 9.

Tani numri i përgjithshëm i të prekurve në Shqipëri ka shkuar në 51.

Pas konfirmimeve duket se Fieri është vendi i dytë pas Tiranës me rastet më të shumta.

Nga Rastet e Konfiruara Deri Tani:

Tiranë 34 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 2 raste

Elbasan 2 raste

Fier 6 raste

Rrogozhinë 2 raste

20 prej tyre janë shtruar në spitalin infektiv pranë QSUT, ata janë transportuar me ambulancë nga kryeqyteti, Durrësi, Fieri, Lushnja dhe Rrogozhina.

Sipas të dhënave të publikuara nga mjekët, tre prej tyre gjenden në terapi intensive, ndërsa njëri prej tyre është në respiracion të drejtuar.

PJesa tjetër e të infektuarve që gjenden në këtë spital janë në gjendje të stabilizuar.

Ndërkohë u konfirmua se 4 nga rastet më të reja janë nga stafi mjekësor i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’.

Bëhet fjalë për një mjek dhe tre infermierë të cilët kanë qenë në kontakt të ngushtë me një nga pacientët që po trajtohet aktualisht në këtë spital.

Ky pacient kishte histori udhëtimi në ITali ku kishte shkuar për të vizituar një të afërm.

Pacienti nuk e kishte treguar këtë informacion tek personeli dhe kishte çuar në trajtimin e tij si një pacient me grip sezonal.

Gjithësesi personeli mjekësor raporthet që të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa simptoma.

Mjekët të cilët janë në detyrë kanë bërë përsëri thirrje që qytetarët të jenë të sinqertë dhe të tregohen serioz.

Situata është serioze dhe qytetarët duhet të zbatojnë të gjitha masat e pubikuara.

Larja e duarve, shmangia e ambienteve të mbylura dhe me shumë persona janë ndër më të rëndësishmet./AgroWeb.org