Rritja Abuzive e Çmimit të Produkteve Ushqimore e Farmaceutike

379 0

Në ditët e fundit qytetarët përveç shqetësimit për përhapjen e koronavirusit COVID-19 duhet të shqetësoheshin edhe për çmimet. 

Produkte të cilat më parë i gjenin në markete, dyqane apo farmaci me çmimin e tyre normal, tanimë i gjenin me një çmim gati të dyfishuar.

Raportime dhe ankesa të shumta erdhën që në ditët e para ku maskat kirurgjikale të thjeshta kapërcyen në një çmim rreth 450-500 lekë.

Po këtërrugë ndoqën edhe ushimet, përfshirë këtu edhe frutat apo perimet.

Duke qenë se qytetarët duhet të qëndronin në izolim sipas rregullave të përcaktuara nga shteti, blenë pak më shumë ushqime se zakonisht.

Por e gjithë kjo situatë nuk duhet të krijonte hapësirë për abuzim.

Pas dy javësh, u arrit të miratohejnjë gjobë për të gjithë ata që rrisin çmimet e mallrave dhe produkteve ushqimorë dhe farmaceutikë.

Abuzuesit do të dënohet me gjobë nga 5 deri në 10 milionë lekë, e deri në mbyllje të veprimtarisë për 6 muaj.

Këtë parashikon akti normative i hyrë sot në fuqi. Vendimi është bërë publik nga kryeministri Edi Rama.

Procedimet e para

Dy pronare farmacish në Durrës po procedohen penalisht pasi nga kontrollet ato nuk kanë lëshuar kupon tatimor si dhe kanë rritur çmimet e produkteve.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës, në zbatim të masave të përcaktuara në Planin e Masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve abuzive të tregtimit të medikamneteve me çmime të rritura fiktivisht, duke përfituar nga situata emergjente e COVID-19 që po kalon vendi, si dhe fshehjen e të ardhurave të përfituara nga abuzimi me çmimet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Medikamenti”, në kudër të të cilit u proceduan penalisht 2 shtetase, pronare të farmacive dhe konkretisht shtetaset, S. L., 32 vjeçe, banuese në Durrës dhe E. D., 40 vjeçe, banuese në Shijak, Durrës” – njofton Policia e Shtetit./Burimi: Monitor