Rasti i Pandemisë Nxjerr Në Pah Rëndësinë e Shtimit të Prodhimeve Bujqësore

270 0

Mbarë bota po përjeton ditët më të vështira të saj në kushtet e një emergjence të jashtëzakonshme shëndetësore përfshirë edhe Shqipërinë. Një nga sektorët e rëndësishëm që furnizon tregon me ushqim është sektori bujqësor.

Në Shqipëri, tregjet e fruta perimeve furnizohen kryesisht me prodhime vendase e në situatën që po kalojmë, konsumatorët janë më të ndërgjegjësuar për të patur në shtëpitë e tyre pikërisht këto produkte.

Ky është rasti që nxjerr në pah se sa I rëndësishëm dhe jetik është sektori I bujqësisë në vend dhe se sa rëndësi ka gjithashtu rritja e sipërfaqeve me kultivimin e këtyre prodhimeve.

Në një reagim publik, ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti vë theksin pikërisht tek rëndësa e prodhimeve bujqsore si dhe  ajo e bizneseve të vogla familjare në këtë sektor.

Shqipëria duhet mbjellë e gjitha mal e fusha

“Koronavirus dhe bujqesia që do orientuar ndryshe, tash e tutje !

Askush nuk e di se cfare do te ndodhe me kete viroze te frikshme, e cila mbylli njerezine ne shtepi dhe paralizoi prodhimin!

Ne skenaret me ekstreme ku mund të perballemi ndofta me kufizim dhe deri bllokim te tregetise kombëtare dhe nderkombetare, nuk është cudi që mund të na duhet të ushqehemi vete!
Dhe baza e ketij furnizimi do të jetë ekonomia e vogël familjare.

Ai fermer qe me ato dynymët e tij, mban tre lope, dhjete dele, 50 pula, dhjete peme, dy rripa toke sallate, ne nje skenar të tillë mbetet shpetimi per te dhe per ne.
Fermat e medha dhe stabilimentet e agroperpunimit mund te paralizohen sepse varen nga lenda e pare e importit, perpos kesaj kane nevoje per grumbullime fuqie punëtore ne siperfaqe te kufizuara gje qe pengohet nga kjo pandemi.

Prandaj do mbjellë Shqipëria ngado në mal e fushë me biznese te vegjel familjare bujqesore .
Ato lidhin njerezit me vendlindjen dhe fshatin, por shfryjnë edhe qytetet nga mbipopullimi dhe rreziqet e epidemive te lidhur me të.
Koha ka provuar se bizneset e vogla familjare i mbijetojnë fatkeqesive dhe jane komardare shpetimi per nje komb.

Kur nje asteroid gjigand goditi para qindra miliona vitesh planetin, ai zhduku sa hap e mbyll sytë me mijera dinosaure gjigande dhjetra tonësh, por nuk zhduku ate hardhucen 5 gram, te cilen e shohim edhe sot te perhapur kudo.
Kjo eshte ajo bujqesia strategjike, e cila nuk sheh vetëm tregun dhe interesat e ngushta te fitimit por mendon edhe diten e qametit ku do të na duhet ti kthehemi shprehjes “te mbajte e jotja” dhe te ushqejmë veten” shprehet Panariti në reagimin e tij./AgroWeb.org