Koronavirus Po na Rrit Cilësinë e Ajrit

267 0

Situata e COVID-19 sa vjen e bëhet me serioze kudo në botë.

Ekspertët paralajmërojnë për skenare të shumta mbi ecurinë e këtij virusi misterioz.

Ajo çfare është e qartë është intensiteti me të cilin ky virus po vepron javët e fundit.

Teksa Kina mbylli dyert e spitaleve karantinë një javë më parë duke i dhënë fund pandemisë, duket se qendra e tij po zhvillohet në Evropë.

Për këtë arsye qeveritë e shumë vendeve përfshirë edhe Shqipërinë kanë vendosur për karantinimin total apo të pjesshëm të qyteteve të tyre.

Vështirësitë e kësaj nisme të domosdoshme janë manifestuar në shumë fusha të jetës, megjithatë ekspertët japin një lajm të mirë për mjedisin.

Si ndikon tek ajri?

Mesa duket koronavirusi na ka dhuruar ajër më të pastër.

Mbyllja në shtëpi dhe ndalimi i automjeteve kanë ndikuar në rritjen e cilësisë së ajrit.

Kjo ndodhi fillimisht në Kinë ku NASA konfirmoi se në provoncat e izoluara të Kinës densiteti i ndotjes është në rënie.

Ndërkohë të dhëna të reja nga sateliti Kopernikus i Agjencisë Hapësinore Evropiane, tregojnë se një përmirësim të cilësisë së ajrit ka pasur edhe ne Itali.

Ulja e ndotjes është shumë më e dukshme në pjesën Veriore të shtetit fqinj, gjë që përkon edhe ne masat kufizuese që janë ndërmarrë në këtë zonë prej mëse një muaji.

Një nga gazërat më prezent në atmosferën tonë është dioksidi i azotit që çlirohet nga djegia e gazrava të automjeteve apo fabrikat.

Rënie e këtij gazi e përmirësim i ajrit sipas ekspertëve te Agjencisë Hapësinore Evropiane, janë vënë re edhe në Shqipëri.

Megjithëse në hartën satelitore ndryshimet janë ende të vogla për Shqipërinë, ndalimi i aktiviteteve për disa ditë do të na sjellë një përfitim tjetër shumë të madh për shëndetin, të thithim ajër të pastër

Çfarë shkakton ajri i ndotur në organizëm

Prej vitesh tashmë studiuesit ngrenë shqetësimin mes sëmundjeve dhe ajrit të ndotur.

Sipas statistikave ndotja e ajrit shkakton 7 milionë vdekje çdo vit.

Ajri i ndotur ka të njëtin efekt si në organizëm si sëmundjet kancerogjene, përdorimi i alkoolit apo sëmundje të tjera të rënda.

Studime të tjera tregojnë se kjo ndotje ka një ndikim negativ edhe në shumë procese të trurit, duke shkaktuar plakje apo ngadalësim të tij./AgroWeb.org