Argjinarja është një perime fisnike e një klasi të lartë.
Bima gjembaçe e argjinares është njohur prej kohësh si “Mbretëresha e Perimeve”.
Ky gjembaç i madh ka një shije shumë unike dhe një finesë të pakrahasueshme në kombinimin mes të ëmblës dhe të hidhurës.
Argjinarja është jo vetëm e pasur në vlera ushqimore por edhe shumë e shijshme.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni dy receta të thjeshta për gatimin e argjinares.
Salcë Me Spinaq Dhe Argjinare
Për përgatitjen e kësaj recete ju nevojiten:
Gjysmë luge gjelle gjalpë
1 qepë e grirë hollë
3 thelbinj hudhre të grirë hollë
1 filxhan çaji me argjinare të pastruara
3 filxhanë çaji spinaq
110 gramë speca djegës të vegjël të prerë në copa të vogla
2 lugë gjelle majonezë
2 lugë gjelle krem djathi
Lëngu i një limoni.
Vendosni tiganin në zjarr dhe hidhni gjalpin.
Kaurdisni qepët dhe hudhrën në temperaturë mesatare për rreth pesë minuta.
Shtoni argjinaren, spinaqin, specat djegës, majonezën, kremin e djathit dhe lëngun e limonit.
Përziejini rregullisht përgjatë pesë minutave.
Shtoni kripë dhe piper dhe hiqeni nga zjarri.
Kjo salcë shoqërohet shumë mirë me pitet e shtëpisë ose sufllaqe.
Argjinare Të Skuqura Në Vaj Ulliri
Argjinaret e skuqura në vajin e ullirit ngjajnë si një kurorë e artë që zbukuron pjatën.
Shija e tyre është fantastike.
Argjinaret pastrohen nga bishti. Nëse majat e luspave të jashtme janë të forta, duhet t’i prisni, në të kundërt, jo.
Shtypni secilën prej argjinareve nga pjesa e poshtme në mënyrë që gjethet e jashtme të përhapen në një mënyrë të tillë që të formojnë një formë lule dielli.
Përdorni argjinaret e vogla. Skuqini në vaj ulliri deri sa të marrin atë ngjyrën e bronxit.
Vendosini argjinaret e skuqura në një enë të mbuluar me letër kuzhine në mënyrë që të thahet yndyra e tepërt.
Spërkatini me kripë dhe shijoni gjethet krokante si patatina ndërkohë pjesa e butë do t’ju japë një shije triumfuese./AgroWeb.org/