Pjeshkë me Mjaltë dhe Kanellë – Receta e Lehtë dhe e Shijshme

436 0

Pjeshkët janë nga frutat më të dashura të kësaj stine.

Daljet e tyre të para në treg janë një sensacion i vërtetë e më tej salltat, ëmbëlsirat, kompostot e reçëlët me to akoma më të preferuar.

Plot me shije dhe vlera për organizmin ato ndihmojnë sistemin nervor, atë imunitar dhe luftojnë plakjen.

Të ëmblat e arta të natyrës që mund t’i shijoni pafund përgjatë verës.

Nëse po kërkoni një alternativë interesante për të konsumuar pjeshkët, AgroWeb ju sugjeron t’i piqni në furrë me pak mjaltë.

Përbërësit

3-4 pjeshkë të mëdha

50 ml mjaltë

1 lugë çaji kanellë

1 shkop vanjlje

Kripë e trashë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete, AgroWeb ju këshillon të zgjidhni si fillim pjeshkët sipas dëshirës tuaj nektarina ose të zakonshme e më pas t’i pastroni me kujdes.

Pasi t’i prini pjeshkët përgjysmë dhe t’i hiqni lëkurën, shtrojini ato në një tavë njëra pas tjetrës siç tregohet në foto.

Ndërkohë në një enë përzieni mjaltin, kanellën, farat e vaniljes së freskët dhe shumë pak kripë të trashë.

Përziejini të gjithë përbërësit me anë të një luge dhe këtë masë hidhjani pjeshkëve sipër në formën e një shurupi.

Futini të piqen në furrë të parandrohur në temperaturë 180 gradë 25-30 gradë derisa të marrin ngjyrë të artë e të fillojnë të zbuten.

Sipas dëshirës pasi të jeni pjekur mund t’i shoqëroni me kos, arra dhe pak mente./AgroWeb.org