COVID-19, Këshillat Praktike Të Mjekëve Për Sigurinë Ushqimore

349 0

Higjena dhe siguria ushqimore janë të një rëndësie parësore për çdo amvisë shqiptare.

Përveç rregullit të artë të disinfektimit të përforcuar gjatë pandemisë së COVID-19, ka edhe rregulla dhe truke të tjera që mundësojnë një siguri më të madhe në kuzhinë.

Ato do t’i mësoni duke lexuar më poshtë në këtë artikull të AgroËeb.org

Ngroheni Ushqimin e Porositur Jashtë

Për të shmangur çdo mundësi infeksioni nga jashtë, një ide e mirë është që ushqimin që keni porositur në restorantin tuaj të preferuar ta ngrohni në mikrovalë në mënyrë që temperatura e lartë të djegë çdo bakter, virus apo ndotje të tjera.

Mbaj Shishe Personale Për Ujin

Sot më shumë se kurrë duhet të tregojmë kujdes me higjenën.

Nëse jeni person që frekuentoni shumë restorante e bare, atëherë minimizoni ekspozimin tuaj ndaj virusit duke mbajtur shishen personale të ujit dhe duke mos pirë nga gotat e servirura.

Mos Prekni Fytyrën Kur Jeni Në Supermarket

Kur jeni në supermarket dëshira e pavullnetshme për të prekur fytyrën mund t’ju kapë të papërgatitur.

Prekja e fytyrës me duar të palara është një mënyrë e shpejtë transmetimi e virusit apo baktereve.

Nëse mbani doreza plastike ato mund të shërbejnë si kujtesë për këtë fakt, por mbajtja e dorezave nuk do ju mbrojë nga COVID-19 nëse ju prekni fytyrën me to.

Mos Përdorni Tualetin Në Vende Publike

Tualeti në vende publike, restorante, bare, librari e kinema nuk duhet të jetë një opsion për ju, gjithmonë nëse është e mundur dhe nevojat e organizmit e lejojnë.

Idea pas kësaj këshille është që të shmanget një ekspozim sa më i tepruar ndaj vendeve të frekuentuara nga shumë njerëz.

Mos i Lani Ushqimet Me Sapun

Larja e frutave dhe perimeve me sapun është e pakëshillueshme për dy arsye. E para ka të bëjë me faktin që deri më tani nuk ka asnjë të dhënë që të konfirmojë transmetimin e COVID-19 nga sipërfaqet e ushqimeve tek njeriu.

Por kjo nuk do të thotë që frutat dhe perimet nuk duhen larë. Patjetër që po, vetëm se jo me sapun apo disinfektant.

Mjafton uji i rrjedhshëm, uthulla e mollës e soda e bukës për një pastrim të butë dhe të mirë të frutave dhe perimeve./AgroWeb.org