Pastiço me Patëllxhanë dhe Salcë Domatesh – Receta që S’duhet të Humbisni

662 0

Nëse ju duhet një recetë plot shije për të shtruar drekat apo darkat tuaja, atëherë kjo pastiçe e veçantë është e duhura për ju.

Me përbërës të shtuar dhe një formë të re, kjo recetë do të hyjë shumë shpejt në të preferuarat e të gjithë familjes pasi kombinon perimet me shijen e pastiçes.

Ndiqni mëposhtë të gjithë këshillat e AgroWeb.org për ta përgatitur menjëherë edhe ju në shtëpi.

Përbërësit

500 gr makarona të vogla

500 gr salcë domatesh

220 gr djathë i bardhë

3 patëllxhanë

50 gr djath kaçkavall

10 gr bukë e thërrmuar e grirë

2-3 gjethe borzilok

1 lugë kafe sheqer

Kripë

Vaj ulliri

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të lani mirë patëllxhënat.

Prijini në feta të holla, të gjata dhe skuqini në vaj derisa të marrin ngjyrë të artë e lërini të thahen nga vaji në letra kuzhine për gjysmë ore.

Më pas në një tigan  hidhni salcën e domateve me pak vaj ulliri, gjethet e borzilokut, pak kripë dhe 1 lugë kafe sheqer.

Ndërkohë zieni makaronat dhe kur të jenë gati hidhini tek tigani ku ndodhet salca e përgatitur.

Merrni një formë rrethore keku me vrimë në mes siç përdorni zakonisht, pluhëroseni me thërrimet e bukës së thekur dhe shtroni përsëgjati patëllxhanët duke i puthitur mirë në formë.

Lini disa fetë patëllxhani mënjanë për t’ja hedhur pastiçes brenda e më pas shtoni gjysmën e makaronave.

Shtrojini ato me kujdes nëpër tave, hidhni djathin e bardhë të grirë, grini copat e patëllxhanëve nëpër të gjithë tavën dhe sipër shtoni djathin kaçkavall.

Shtoni sipër sërish gjysmën e makaronave, shtrojini me kujdes me një tavë dhe sipër hidhni pak bukë të thekur të grirë.

Futeni në furrë në temperaturën 180 gradë për 20 minuta derisa të piqet.

Nxirreni nga furra dhe lërni të pushojë për 30 minuta dhe kthejeni përmbys në një pjatë të madhe dhe nxirreni nga tava me kujdes.

Kur ta keni të gjithën në pjatë mund ta prisni në copa të holla dhe ta shërbeni menjëherë.

Gjithashtu mund ta ruani në firogifer për 1 ditë./AgroWeb.org