Përfitimet Shëndetësore Nga Konsumimi I Orizit Të Zi

748 0

Në ditët e sotme, si në dyqane ashtu edhe në supermarkete, ka shumë produkte të orizit të zi.

Në realitet përdorimi i këtij lloji orizi është shumë i rrallë kur krahasohet me orizin e bardhë dhe orizin kaf.

Sidoqoftë ekspertët e shëndetit, të cilëve AgroWeb.org iu referohet, të mbështetur në rezultate të kërkimeve të ndryshme, kanë deklaruar se orizi i zi ka përparësi ndaj varieteteve të tjera të orizit, veçanërisht për sa i përket përmbajtjes së tij ushqyese.

Përfitimet shëndetsore që vijnë nga përdorimi i orizit të zi

Përmban sasi të mëdha antioksidantësh

Krahasuar me llojet e tjera të orizit, orizi i zi rezulton të përmbajë mjaft antioksidantë.

Konsumi i rregullt i orizit të zi do të rrisë qëndrueshmërinë e trupit tuaj dhe nuk do të sëmureni lehtë.

Ngjyrues Natyral

Ngjyrat natyrale të nxjerra nga orizi i zi ofrojnë një alternativë më të shëndetshme krahasuar me ngjyrosjen artificiale të ushqimit, që vë në rrezik shëndetin tuaj.

Pigmentet nga ekstrakti i orizit të zi mund të prodhojnë një larmi ngjyrash, duke filluar nga e zeza në rozë.

Mundohuni të përpunoni orizin e zi duke përdorur një bluarës kafeje, pastaj shtojeni atë në tortë dhe në ushqime të tjera, për të shtuar aromë, lëndë ushqyese dhe ngjyra në ushqimet tuaja.

Mbron shëndetin e zemrës

Orizi i zi përmban antocianina fitokimike, që janë në gjendje të mbajnë në nivel të shëndetshëm kolesterolin dhe mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq në gjak.

Në këtë mënyrë, do të ndihmojë në uljen e mundësisë së formimit të pllakave të dëmshme të aterosklerozës, në arterie.  Nëse keni arterie të shëndetshme rreziku i sulmeve të zemrës dhe goditjeve në tru do të ulet.

Ndihmon në procesin e detoksifikimit të trupit

Në një studim që bazohet edhe AgroWeb.org, ka treguar se duke konsumuar oriz të zi mund të ulet përqindja e stresit oksidativ ose e njohur edhe si dëmtim i organeve për shkak të radikaleve të lira.

Ky proces i detoksifikimit mund të pastrojë gjakun, organet e mëlçisë dhe arteriet.

Një sistem tretës i shëndetshëm

Orizi i zi ka përmbajtje të lartë të fibrave natyrore , kjo gjë është shumë e dobishme për sistemin tretës sepse ato do të ndihmojnë në procesin e largimit të mbeturinave dhe toksinave nga trupi.

Me fjalë të tjera, përmbajtja e fibrave në orizin e zi kontribuon në ruajtjen e shëndetit të zorrëve./AgroWeb.org