Rritja me 28% e eksportit të ushqimeve të përpunuara sinjalizon hapësira për fitime në bujqësi

374 0

Rritja vit pas viti me ritme dyshifrore e eksporteve të freskëta të perimeve të fushës po i kthen ushqimet “Made in Albania” ndër grupet më të rëndësishme të eksportit, i katërti për nga vlera e lartë me 2020 pas fasonit, materialeve të ndërtimit dhe naftës e mineraleve.

Por viti 2020 dha disa sinjale pozitive në eksportin e frutave dhe perimeve të përpunuara. Megjithëse në vlera modeste eksporti i zarzavateve të përpunuara arriti 2,9 miliardë lekë me një rritje vjetore 28%.

Shqipëria humb një pjesë të madhe të fitimeve për shkak se shumicën e prodhimeve i shet të freskëta.

Mungesa e zinxhirit të përpunimit i  mban eksportet në vlera të ulëta, teka Shqipëria është importues neto i produkteve i frutave dhe zarzavateve të përpunuara nga importi. Në pikat e shitjes me pakicë dominojnë turshitë dhe komposto nga importi.

Gjatë vitit 2020 vlera e importeve të perimeve dhe frutave të përpunuara ishte 4,9 miliardë lekë gati 68 %  për qind më e lartë se vlera e importit.

Investimet në zinxhirin e përpunimit të perimeve dhe frutave janë të pakta, për shkak të kostove të larta dhe kthimeve të vona të investimeve në raport me sektorët e tjerë të ekonomisë.

Altin Hoxhaj, i cili zotëron një fabrikë të prodhimit të salcës në zonën e Fierit, tha se produkti është shumë cilësor, por jo konkurrues në çmim.

“Prodhoj pure domate natyrale, pa konservante dhe aditivë. Kosto për shishe është 75 lekë, ndërkohë në markete, salca shitet me 65 lekë nga konkurrenca e pandershme dhe produktet nga Kina me shtesa aditivë dhe bojë” – thotë zoti Hoxha, sipas të cilit, edhe kultura e konsumit vendas është drejt më së lirës. Të dhënat e FAO-s, në një vit normal, tregojnë se Maqedonia eksporton rreth 60 milionë euro fruta dhe perime të përpunuara, ndërsa Shqipëria me 2020 eksportoi 23 milionë euro.

Megjithatë këtë vit zhvillime pozitive po vihen në re sidomos në përpunimin e frutave për lëngje dhe reçel. Disa kompani eksporti dhe të tjera bujqësore që po nxisin zhvillimin e ciklit të mbyllur janë duke zhvilluar linjat e përpunimit të produkteve si një mënyrë për të minimizuar humbjet nga stoqet e pashitura.

Eksportet e ushqimeve arritën vlerën e 317 milionë eurove gjatë vitit 2020 me një rritje vjetore 10.4%./Burimi:Monitor