Parashikimi i motit/ Java nis me reshje në të gjithë territorin, në disa zona rrezik për përmbytje

333 0

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë pasdites vranësirat do të jenë më të dendura duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin. Në zonat perëndimore reshjet do të kenë intensitet të lartë, kurse në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës. Në zonat poshtë nivelit të detit mund të ketë edhe përmbytje.

 Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 08ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 12°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë nuk do të ndryshojnë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 07°C./Burimi:Top Channel