515 0

Disa Sekrete të Kuzhinës që Mund t’i Vini Menjëherë në Zbatim

Përgatitja e ushqimit në shtëpi është diçka e shëndetshme, por jo gjithmonë njohuritë janë të mjaftueshme.

Ka shumë sekrete të cilat mund t’ju ndihmojnë dhe të përmirësojnë aftësitë tuaja në gatim.

AgroWeb.org ju njeh me disa nga sekretet e thjeshta dhe të shëndetshme të kuzhinës, të cilat mund t’i vini në zbatim menjëherë.

Mbani domatet jashtë frigoriferit

E njëjta gjë vlen për pjeshkat, patatet, qepët, bukën, hudhrën e pastruar dhe kafenë. Temperaturat e ftohta rrezikojnë shijen dhe strukturën e këtyre prodhimeve.

Ngrohni pjatën

Ushqimi i ngrohtë që shërbehet në një pjatë të ftohtë është një tjetër gabim që mund të jeni duke bërë.

Nxehini enët tuaja në një furrë me temperaturë 60 gradë celsius, për 10 minuta, para se të vendosni një vakt.

Nga ana tjetër, pjatat e ftohura lehtë (në frigorifer) rrisin freskinë e vakteve të ftohta si sallatat e verës.

Blini ushqimet e stinës

Sigurisht që ndonjëherë ju duhet vetëm një domate, por ka tre arsye kryesore për të blerë ushqimet e stinës: kushtojnë më lirë, kanë shije më të mirë dhe është më mirë për ju (dhe planetin).

Gatuajini domatet

Gatimi dhe pjekja e domateve do të rrisë nivelet e tyre të likopenit, përbërës të fuqishëm që luftojnë radikalet e lira dhe ndihmojnë në uljen e rreziqeve të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Ngrini frutat e pyllit

Karakteristikat e tyre antioksiduese janë të përqendruara tek lëkura.

Sipas një studimi të Universitetit Shtetëror të South Dakota, kristalet e akullit që formohen në lëkurë gjatë procesit të ngrirjes, bëjnë që antioksidantët të thithen më lehtë nga trupi juaj.

Ruajeni majdanozin duke e ngrirë

Nëse dëshroni ta ruani sa më gjatë majdanozin, priteni atë, shtoni pak vaj ulliri dhe më pas ngrini si kube akulli, të cilat më mund t’i hidhni në supë./AgroWeb.org