Hidratimi me Produkte Organike – Zgjidhja për Lëkurë Plot Jetë

481 0

Kur mendoni për hidratimin e lëkurës me siguri gjëja e parë që ju shkon ndërmend është uji.

E në fakt kjo lidhje është mëse vërtetë dhe e shëndetshme, pasi më shumë se 60% e lëkurës tonë përbëhet po nga uji.

Kështu mund të themi se hidratimi i mirë është çelësi i një lëkure rrëzëllitëse, pa shenja e plot jetë.

Në këtë artikull AgroWeb ju tregon disa nga mënyrat më të mira se si të arrini hidratimin e plotë të fytyrës tuaj, pa e munduar aspak organizmin tuaj.

Përse duhet të hidratoheni?

Çdo ditë trupi humbet 2-3 litra ujë si pasojë e djersitjes, aktivitetit fizik madje edhe në çdo frymëmarrje e mungesa e këtyre lëngjeve vihet re fillimisht në lëkurë.

Buzët fillojnë të thahen, lëkura bëhet më e ashpër dhe dukeni më të lodhur, sidomos në fytyrë.

Hidratimi i thellë i fytyrës, si një nga pjesët më delikate të trupit është i rëndësishëm, pasi përkthehet menjëherë në shëndet.

Kjo do të thotë më pak rrudha, vijëzime, irritime, inflamacion të fytyrës e më shumë elasticitet.

Pra rruga drejt rinisë që zgjat dhe ju pasqyrohet në portret, kalon nga një proces i thjeshtë që duhet ta ndiqni çdo ditë.

Nisni me konsumimin e të paktën 8 gotave me ujë, ndiqni një regjim ushqimor të pasur me fruta e perime dhe sigurisht përdorni një krem hidratues me veprim të thellë.

Të treja këto këshilla punojnë në të njejtin drejtim, atë të ruajtjes së lëkurës tuaj dhe parandalimit të një sërë problemesh me të cilat mund të haseni.

Por më i rëndësishmi është kujdesi i posaçëm e i dedikuar i fytyrës, me mënyra sa më natyrale që AgroWeb i shpjegon për ju në vijim të këtij artikulli.

Trajtimi me produkte organike

Përtej ndihmës së brendshme që i jepni organizmit, kushtojini rëndësi hidratimit të drejtpërdrejtë të lëkurës tuaj.

Mjekët dermatologë theksojnë si shumë të rëndësishëm përdorimin e një kremi apo xheli hidratues në rutinën tuaj të përditëshme.

Nuk ka rëndësi cilin tip lëkure keni të thatë, mikse apo me yndyrë, çdo lëkurë ka nevojë të pastrohet e të hidratohet në thellësi.

Në këtë mënyrë do të ruajë balancat e shëndetshme dhe do të punojë pa pushim në favorin tuaj duke parandaluar një sërë problemesh si plakja, aknet apo shenjat.

AgroWeb ju këshillon të përdorni kremin 100% organik MERIDIEM, i cili siguron hidratim të thellë dhe mbron lëkurën tuaj nga bakteret e jashtme në çdo moment.

Kremi MERIDIEM

MERIDIEM ndihmon në ndërtimin dhe ruajtjen e mureve të qelizave të fytyrës në mënyrë që ato të mos humbasin ujin që sjell të gjithë benefitet që përmendëm më lart.

Ky krem në formë spraj, ka veprim të butë, nuk ngjit dhe përthithet lehtë nga të gjitha lëkurat deri në shtresat më të thella të saj.

Është tërësisht organik nga bimët medicinale më të kërkuara sisherebela, rigoni, kalendula dhe bar pezmi.

Vlerat e tyre kurative në shëndet padyshim që i njihni e tanimë mund t’i vendosni direkt në lëkurën tuaj si një alternativë sa praktike aq dhe e shëndetshme.

Çfarë përfiton lëkura juaj?

Shumëllojshmëria e bimëve, vitaminave dhe mineraleve që MERIDIEM bën bashkë janë çelësi i veprimit të tij ekselent mbi ju.

Fytyra do të fitojë një efekt shkëlqyes menjëherë, për shkak të përmbajtjes së vitaminës A dhe C të cilat luftojnë radikalet e lira dhe ushqejnë barrierat e saj.

Vitamina E që është një tjetër përbërës me veti të thella hidratuese e rigjeneruese do t’a lërë fytyrën tuaj të butë e të mbrojtur edhe nëse vuani nga irritimet.

MEIDIEM është një produkt i testuar dhe i aprovuar nga dermatologët për ruajtjen e elasticitetit të fytyrës, prodhimin e kolagjenit dhe reduktimin e inflamacionit.

Parandalon dëpërtimin e rrezeve të dëmshme të diellit ëdhe nëzonat më delikate të lëkurës tuaj si dhe hiperpigmentimin e shkaktuar nga shtatëzania, menopauza apo medikamentet e ndryshme.

Aplikojeni çdo mëngjes apo edhe 2-3 herë gjatë ditës nëse e ndjeni të nevojshme apo keni kaluar një ditë të gjatë e të lodhshme.

Veprimi delikat e i freskët i këtij kremi do t’i pasojë këto ndjesie dhe në lëkurën tuaj.

Nuk ka rëndësi çfarë moshe keni apo cilës gjini i përkisni, MERIDIEM është krijuar nga ekspertët e SKIN NOVIS për t’i dhuruar një alternativë të shëndetshme të gjithë familjes./AgroWeb.org