Një nga mënyrat se si t’ju zërë më shpejt gjumi është edhe gjetja e një pozicioni të duhur.
Kjo praktikë mjaft personale dhe shumë e dashur për disa, përtej rehatisë së momentit ka edhe efekte konkrete në shëndetin tuaj.
Ju si flini në kurriz, me bark apo në anë, keni menduar ndonjëherë se çdo të thotë kjo për trupin tuaj?
Ndiqni të gjitha këshillat e AgroWeb.org më poshtë për të mësuar më shumë rreth këtij zakoni që e bëni çdo natë.
Fjetja në bark
Nëse flini me bark dhe keni probleme me të fjeturën, pikërisht kjo është arsyeja.
Kjo për shkak se mesi dhe qafa nuk janë në nivelet e duhura për të pushuar të qeta gjatë natës.
Për të gjithë ata që preferojnë të flenë në këtë pozicion, këshillohet të përdorin një jastëk dhe dyshek shumë të butë në mënyrë që të elemimojnë sadopak presionin në qafë dhe mes.
Idealja do të ishte të flini pa jastëk në mënyrë që qafa të jetë në një pozicion sa më të rehatshëm dhe të mos ju krijojë probleme të mëvonshme.
Fjetja në bark me duart rreth jastëkut
E dini se 7% e njerëzve në botë flenë në këtë mënyrë?
Bëhet fjalë për pizicionin e fjetjes me bark, kokën e kthyer në anë dhe duart rreth jastëkut.
Sipas ekspertëve personat që kanë këtë mënyrë fjetje janë të vendosur dhe nuk janë shumë të hapur ndaj kritikave.
Përtej kësaj bëni kujdes me pozicionimin e duhur të qafës pasi mund të shkaktoni dëmtime.
Gjithashtu zgjidhni një jastëk të butë dhe jo shumë të lartë për të ulur presionin.
Fjetja me shpinë dhe shumë jastekë
Për të gjithë ju që flini me shpinën e mbështetur mirë në dyshek dhe përjetoni dhimbje të vazhdueshme mesi, ky mund të jetë një nga shkaqet.
Kjo mënyrë të fjeturi mund të shkaktojë edhe një sërë problemesh të tjera si ato me gërhitjen.
Në këto raste është mirë të flisni me një mejk specialist për ta përmirësuar këtë gjendje.
Fjetja drejt në shpinë
Kjo lloj e fjeturë ndryshe quhet “e fjetura e ushtarit” për shkak të pozicionit që trupi merr.
Nëse ju pëlqen të flini të mbështetur në shpinë me kurrizin drejtë dhe duart po ashtu të ngjitura pas trupi me siguri jeni një person i mbyllur.
Sipas ekspertëve vetëm 8% e personave në botë flenë në këtë mënyrë dhe studimet kanë treguar se në përditshmëri kanë tendëncën të jenë më të tërhequr.
Pozicioni ylli i detit
Nëse flini në kurriz me duart dhe këmbët e hapura në krevat, dijeni që po flini në një pozicion ylli.
Sipas studimeve me gjasë jeni një person që nuk ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes dhe i dëgjoni shumë të tjerët.
E fjetura në anë
Nëse ju pëlqen të rehatoheni në një anë të krevatit me këmbët e mbledhura rreth vetes, atëherë preferoni të jeni sa më rehat.
Ndryshe quhet pozicioni i fetusit dhe nuk shkakton ndonjë problem në organizmin tuaj./AgroWeb.org