Gështenja Të Mbuluara Me Çokollatë

576 0

Kjo është një ëmbëlsirë Turke, e cila shërbehet kryesisht gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit.

Ëmbëlsira përbëhet nga gështenja, që në të vërtetë janë disa toptha me gështenja të mbuluara me çokollatë dhe të spërkatura me arra e fistikë të bluar.

AgroWeb.org iu sugjeron të provoni ta përgatisni vetë këtë recetë të thjeshtë të gështenjave të mbuluara me çokollatë.

Përbërësit:

1 kg / 600 gr gështenja

1/2 filxhan sheqer pluhur

2 deri 4 lugë gjelle pana për ëmbëlsirë

80 gr çokollatë e zezë

2 lugë gjelle arra dhe fistikë (të grira imët)

Hapat që duhet të ndiqni:

Zieni gështenjat

Hapi i parë është të zieni gështenjat derisa ato të zbuten. Për ta bërë këtë, prisni tërthorazi çdo gështenjë duke i çarë thellë deri në pjesën e brendshme të tyre.

Vendosni gështenjat në një tenxhere të madhe me ujë duke i mbuluar mirë dhe lërini të ziejnë derisa të zbuten.

Kur gështenjat të zbuten, kullojini dhe trasferojini në një enë me ujë të ftohtë.

Përpunoni gështenjat në mikser dhe përgatisni çokollatën

Mbasi gështenjat të jenë ftohur, me një thikë të mprehtë largoni lëkurën e tyre. Bëni kujdes të mos lini asnjë copëz.

Shtoni gështenjat e qëruara në një mikser, së bashku me sheqerin pluhur dhe panën për ëmbëlsira.

Gjatë përpunimit, shtoni pana pak e nga pak, derisa të keni një masë e cila nuk ju ngjitet në duar.

Më pas trasferoni masën e përftuar në një enë dhe lëreni të pushojë në frigorifer për 30 minuta.

Ndërkohë, shkrini çokollatën në banjëmari ose në një mikrovalë, duke shtuar nga një lugë gjelle me pana.

Formoni topthat me gështenja dhe çokollatë

Nxirrni nga frigoriferi masën e gështenjave dhe formoni me të toptha të vegjël.

Më pas me ndihmën e një piruni, zhytini ato në çokollatën e shkrirë.

Vendosni secilin top në një enë të mbuluar me letër dylli.

Zbukuroni pjesën e sipërme të secilit top me arra dhe fistikë të bluar, përpara se çokollata të forcohet.

Vendoseni enën në frigorifer, për të paktën 20 minuta para se ta shërbeni.

Në vend të çokollatës së shkrirë, ju gjithashtu mund të përdorni pluhur kakao./AgroWeb.org