Pse është e rëndësishme të merrni dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19?

324 0

Kohët e fundit ekspertët kanë ngritur shqetësimin e një trendi të ri që është shfaqur. Disa njerëz që kanë zgjedhur të marrin dozën e parë të vaksinave kundër COVID-19, po heqin dorë nga doza e dytë.

Ekspertët e shëndetit theksojnë se doza e dytë jo vetëm që ndërton imunitetin e tufës, por gjithashtu forcon mbrojtjen ndaj COVID-19 dhe ndërlikimet e mundshme.

“Shumë njerëz mendojnë se janë plotësisht të mbrojtur me dozën e parë, por nuk është kështu”, tha Dr. William Schaffner, ekspert i sëmundjeve infektive në Tenesi.

Virusi dhe variantet e tij, kërkojnë “strehues”. Kjo do të thotë që me rritjen e njerëzve të vaksinuar, virusi mund ta ketë më të lehtë të “strehoet” tek ata që nuk janë vaksinuar plotësisht.

Një tjetër arsye e rëndësishme për të kryer vaksinimin e plotë është se vaksina ka bërë të mundur uljen e numurit të vdekshmërisë.

Një studim në të cilin AgroWeb.org u mbështet, shqyrtoi mundësitë për të zhvilluar COVID-19 ose për të vdekur prej tij, nga njerëzit e vaksinuar plotësisht dhe pjesërisht.

Rezultoi se vaksinimi i plotë ishte 98% efektiv në parandalimin e vdekjes nga Covid-19. Ndërsa marrja e njërës dozë kishte 64% efektivitet.

Pse njerëzit janë duke e kapërcyer dozën e dytë?

Besimi se marrja e dozës së parë i mbron ato mjaftueshëm, besimi se mbas dozës së dytë mund të infektohen sërisht dhe lodhja psikologjike nga koronavirusi, janë disa nga arsyet më të zakonshme.

Ekspertët thonë se nëse e keni marrë dozën tuaj të parë dhe për çfarëdo arsye nuk keni mundur të merrni të dytën, jeni ende në kohë për ta bërë atë.

Vaksinat si për shembull Pfizer dhe Moderna mund të merren deri në 6 javë pas dozës së parë.

Megjithatë  nuk ka ende të dhëna për efektivitetin e dozës së dytë të marrë pas periudhës  6-javore.

Plani më i mirë është që njerëzit të vaksinohen brenda harkut kohor të caktuar./AgroWeb.org