Rreziku nga përhapja e gripit të Shpendëve – Shqipëria ndalon hyrjen e produkteve nga katërmbëdhjetë shtete

312 0

Më konkretisht, Shqipëria nuk do të lejojë hyrjen, qoftë edhe tranzit, të shpendëve të gjallë shtëpiakë dhe të egër, zogjve 24 orësh, shpendëve dekorativë apo materialeve të tyre si dhe prodhimet si mish, vezë apo çdo nënprodukt i tyre nga shtetet e lartpërmendura.

Në secilin prej tyre ka disa provinca që janë kthyer në vatra virusi, të cilat mund të këcënojnë biosigurinë në vendin tonë, që tashmë është prekur nga HSN8.

Mbrëmjen e 8 qershorit, pas alarmit të ngritur edhe në vendet fqinje dhe pavarësisht masave të marra për të mos lejuar depërtimin e virusit, u konfirmuan tri vatrat e para në Fushë-Krujë, Bujan dhe Dajt. Ndërsa dy ditë më parë, Ministria e Bujqësisë bëri me dije se numri i vatrave është shtuar edhe me gjashtë të tilla, që i takojnë sërish zonës së Shqipërisë së mesme: Garunj, Shijak, Luzi i Vogël, Suç Bërzhita, Paskuqani. Apeli i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe mbrojtjes së Bimëve për qytetarët është respektimi i protokolleve dhe kushteve të ruajtjes së shpendëve që të mos kontaminohen nga ky virus.

“Është thelbësore që këta banorë që mbajnë shpendë në mjedise të hapura, të evitojnë mundësinë e kontaktit të shpendëve me njëritjetrin apo me shpendët e egër, por gjithashtu dhe të minimizojnë tregtimin dhe për këtë Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural ka nxjerrë dhe një urdhër që kufizon dhe e ndalon tregtimin e shpendëve në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla. Kontakti i ngushtë, mospasja parasysh e kritereve dhe standardeve të higjienës pas prekjes së shpendëve të gjallë apo të ngordhur, patjetër që mund të përbëjë një rrezik”, thotë drejtoresha, Tana Kika. Edhe pse është theksuar disa herë se nuk sjell probleme madhore në njerëz, H5N8 është fatal për shpendët, shumica e të cilëve ngordhin në masë./Burimi:Panorama