Prodhimet bujqësore zënë vend kryesor në listën e eksporteve

413 0

Ndryshe nga deficiti që kemi në tregtinë e jashtme, një fushë në të cilën Shqipëria ka suficit tregtar është ajo e fruta-perimeve.

Vendi ynë që nga 2013 ka vijuar një rritje graduale të eksporteve për këto produkte.
Frutat dhe perimet ishin grupi i gjashtë më i eksportuar në vend, pas naftës, veshjeve të këmbës, gizës dhe çelikut dhe veshjeve tekstile.
Eksperti Alban Zusi shprehet se kjo rritje vjen falë një sërë reformash në sektorin e bujqësisë..

Zanafilla është nga një paketë masash zhbllokuese të qeveris në 2014-ën, në të cilën u realizuan tre aksione të fuqishme. U bë një reformë e sistemit fiskal e TVSH-së, u hoqën 13 taska të pambledhshme që pengonin prodhimin bujqësor dhe së treti u reformua sistemi i mbështetjes së subvencioneve dhe u kalua nga ajo me pikatore në mbështetje të përqendruar tek qendrat e grumbullimit.”

Shqipëria eksporton më shumë, por në tregun vendas çmimet e fruta-perimeve kanë pësuar rritje të lartë. Vendi ynë vazhdon të importojë në sasi të mëdha nga tregjet huaja, ndërsa mallrat vendas tatohen më shumë:

Është konsoliduar opinioni që ka një gabim në interpretimin fiskal të TVSH-së për produktet bujqësorë dhe ky gabim në interpretimin dhe fiksimin e produkteve rrit në mënyrë artificiale koston e produkteve vendase, jo të huaja. Rriten artificialisht në çmim duke ndodhur edhe ai fenomeni që kemi rritje të eksportit të produkteve bujqësore, por edhe rritje të importit të tyre”.

Çmimet e zarzavateve në vend sipas INSTAT u rritën me 16.6% gjatë muajit korrik. Ndërkohë në gusht kilja e domates ka shkuar deri në 140 lekë, kastraveci 120 lekë, ndërsa tek frutat fiku deri në 200 lekë kilja.Burimi:TopChannel