Rritje Rekord: Shqipëria me Vdekshmërinë më të Lartë nga Covid-19 në Evropë më 2020

333 0

Pandemia e shpallur nga Covid-19 në fillim të vitit 2020 duket se e ka prekur Shqipërinë më shumë se vendet e tjera përreth duke u nisur nga numri i jetëve të humbura.

Në një raport të nga Komisioni Evropian mbi situatën e Covid-19 e rendit Shqipërinë si vendin me vdekshmërinë më të lartë në Evropë.

Kjo ka ardhur si pasojë e përhapjes së pandemisë së Covid-19 në vendin tonë.

Çfarë tregojnë shifrat?

Në grafikun e publikuar nga Komisioni Evriopian dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Shqipëria pati 27% më shumë vdekje shtesë se periudhat 2016-2019.

Kjo përqindje ishte dy herë më e lartë se ajo e vdekje shtesë në vendet e BE dhe më e larta në Ballkan.

Në rajon vendet me numrin më të lartë të vdekjeve shtesë pas Shqipërisë ishin Bosnja dhe Maqedonia me 17 dhe 12% secila.

Për BE vdekjet shtesë apo si pasojë e Covid-19 ishin vetëm me 12.8% më të larta se mesatarja e periudhës 2016-2019.

Me një rritje po kaq të madhe sa Shqipëria u rendit e dyta Polonia me 21% dhe Estonia me 20%.

Në periudhat e pikut të pandemisë vendet zgjodhën mënyra të ndryshme për të raportuar vdekjet nëse ishin si pasojë e Covid-19 apo e sëmundjeve të tjera të ndikuara prej vitusit.

Ky ka qenë një nga debatet më të mëdha për llogaritjen e jetëve të humbura në të gjithë botën, prandaj në këtë raport janë matur veçanërisht vdekjet shtesë.

Sipas ekspertëve të këtij raporti e gjithë analiza bazohet mbi numrin e vdekjeve shtesë vit pas vitit për të arritur në një numër sa më të qartë.

KE thotë se analiza e vdekshmërisë shtesë është treguesi më i besueshëm i ndikimit të pandemisë në secilin prej vendeve.

Kjo pasi sepse nuk lidhet me metodat e numërimit të vdekjeve nga COVID-19 në të gjitha shtetet.

Të dhënat nga INSTAT

Të dhënat zyrtare nga INSTAT për vitin 2020 tregojnë se në vendin tonë , humbën jetën 27,605 persona.

Duke pësuar një rritje thuajse 26% në raport me vitin 2019 ose rreth 5,700 persona më shumë.

Pjesa dërmuese e vdekjeve shtesë në vitin 2020 u raportuan me diagnozat e sëmundjeve të zemrës apo shkaqe të tjera të panjohura./AgroWeb.org