Prej disa javësh në të gjithë botën po diskutohet mudësia e shtimit të dozave të vaksinës kundër Covid-19.
Kjo për arsye efikasiteti dhe sigurie ndaj rasteve të reja të virusit të cilat në vendin tonë po shtohen me shpejtësi.
Ditën e sotëme Akademia e Shkencave të Shqipërisë gjithashtu rekomandoi shtimin e një doze të vaksinës kundër Covid-19.
Si pritet të veprohet?
Për shkak të situatës, rekomadimet për vaksinim janë ndarë në dy grupe të mëdha, të rinjtë dhe të moshuarit.
Për të rinjtë nga mosha 12-18 vjeç ekspertët rekomandojë marrjene vetëm një doze të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa për më të moshuarit duhet një dozë e tretë vaksine.
Sipas tyre në këtë mënyrë vendi mund të arrijë të shpejtojë imunitetin e tufës ku shumica e popullsisë është e mbrojtur nga virusi.
Akademia e Shencave parashikon që ky imunitet arrihet nëse autoritetet ja dalin të vaksinojnë 20% të popullsisë, pra rreth 500 mijë persona të tjerë para stinës së dimrit ku përhapja e Covid-19 mund të jetë më e shpejtë.
Në vijim të këtij raporti, akademiku Genc Sulçebe prezantoi studimin që bazohet mbi të dhënat imunitare të përfituara nga testet serologjike të lkryera në vend.
Bazuar në këto të dhëna sipas Sulçebe, imuniteti i tufes në Shqipëri për variantin Alfa të Covid-19 është arritur në muajin Qershor 2021 në masën 70%.
Ndryshe nga variant Delta ku imuniteti i tufës duhet të arrijë deri në 90% në mënyrë që një vend të quhet i sigurtë.
Të dhënat e studimit për Shqipërinë
Studimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë prezantoi sot “Fazën III” dhe ka nisur që vitin e kaluar përgjatë muajit Qershoir 2021.
Përgjatë periudhës 16 Qershor 2021 – 23 Korrik 2021 u testuan 1,527 persona të moshës 20-75 vjeç ku antitrupat e përgjithshëm kundër anti S1-SARS-CoV-2 rezultuan 73.3%.
“Sipas të gjitha gjasave kjo përqindje pasqyron gjendjen imunitare të popullatës shqiptare pas valës së tretë të COVID-19 që u shkaktua nga variant Alfa dhe përpara valës aktuale të katërt të karakterizuar nga varianti Delta,” – thotë Sulçebe
Nisur nga këto të dhëna Akademia rekomandon që vaksinimi i popullatës nga autoritetet të jetë më i shpejtë deri në masën 20% dhe të ketë një dozë të tretë përforcuese për personat mbi 60 vjeç.
Për më të rinjtë nga mosha 12-18 vaksinimi ju rekomandohet vetëm atyre që nuk e kanë kaluar asnjëherë virusin Covid-19 dhe ata që kanë sëmundje kronike.
Këto rekomadime pritet të diskutohen në mbledhjen e rradhës së Komitetit Teknik të Ekspertëve./AgroWeb.org