Studimi i ri/ Pfizer: Vaksina Anti Covid Është Efikase te Fëmijët 5-11 Vjeç

338 0

Vaksina Pfizer kundër Covid 19 është e sigurt dhe jep një përgjigje imune “të fortë” te fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, sipas kompanive Pfizer dhe Biontech.

Kompanitë testuan një regjim me dy doza të marra me tre javë distancë te fëmijët e kësaj moshës, duke përdorur një të tretën e sasisë që përdoret te dozat për adoleshentët.

Sipas tyre, vaksinat prodhuan një përgjigje imune dhe efekte anësore të krahasueshme me ato që u panë në një studim të njerëzve të moshës 16 deri në 25 vjeç.

Efektet anësore të zakonshme për adoleshentët dhe të rriturit përfshijnë lodhje, dhimbje koke, dhimbje të muskujve, të dridhura e ethe, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Të dhënat, të cilat përfshijnë më shumë se 2.200 fëmijë, do t’i paraqiten Administratës së Ushqimit dhe Barnave dhe rregullatorëve të tjerë shëndetësorë “sa më shpejt të jetë e mundur”, thanë kompanitë.

Deri më tani, vaksina e koronavirusit Pfizer-BioNTech është miratuar nga FDA për personat mbi 12 vjeç. FDA po ashtu rekomandoi për një dozë të tretë te njerëzit 65 vjeç e lart.

Ndonëse koronavirusi është i rrallë te fëmijët, ata mund të ndikojnë në përhapjen e Covid 19, ndërsa nuk mungojnë as rastet e rënda.

Edhe pse nuk do të ndalojë përhapjen e virusit, mund të ndihmojë nxënësit që të zhvillojnë mësimin në klasa, tha shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla.

Burimi: Top Channel