Miratohet Doza e Tretë E Pfizer – Grupet Që Duhet Ta Marrin

379 0

Me përhapjen e infektimeve të Covid-19 në shkallë globale, kompanitë që kanë punuar me krijimin e vaksinave po punojnë për formulimin e një doze të tretë.

Në një deklaratë Administrata e Ilaçeve dhe Ushqimit (FDA), pohoi se BioNTech është kompania e cila ka kaluar të gjitha fazat e miratimit për dozën e tretë.

Kjo dozë përforcuese është e destinuar për personat mbi 65-vjeç dhe për ata që kanë marrë dozën e fundit para 6 muajsh.

FDA gjithashtu autorizoi që të rriturit në rrezik të lartë nga sëmundja dhe personat që punojnë në vijën e parë kundër virusit Covid-19 të marrin një dozë përforcuese.

Gjithsesi doza e tretë e vaksinës kërkon aprovim nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve(CDC) në SHBA./AgroWeb.org