Refuzimi Për Të Bërë Vaksinën – Problemi I Vazhdueshëm Që Shoqëron Pandeminë

258 0

Mjeku imunolog Genc Sulçebe, përmes një interviste të dhënë për “News 24” ka folur rreth studimit të publikuar nga Akademia e Shkencave mbi imunitetin ndaj Covid-19, të përfituar deri më tani nga populllata shqiptare.

Sulçebe u shpreh se imuniteti i popullatës shqiptare ka kapur vlerën e 73.3%, ndryshe nga 3 muaj më parë kur kate vlerën e 43%.

Mjeku ftoi të gjithë qytetarët të vaksinohen në mënyrë që imuniteti të kalojë në masën 90 % dhe qytetarët të kenë një mbrojtje më të madhe ndaj virusit.

Gjithashtu ai foli dhe mbi teoritë konspirative që ekzistojnë rreth pandemisë dhe mënyrën si duhet të binden ata persona të cilët nuk besojnë te vaksina për ta injektuar atë.

Mjeku fillimisht thekson se të rinjtë duhet të ndërgjegjësohen se vaksinimi është një detyrë publike, në mënyrë që mos të rrezikohen grupet e riskut dhe ata të cilët mund ta kenë fatal infektimin me virusin SarsCov2.

Sulçebe shprehet se është e paimagjinueshme që teori të tilla konspirative të qarkullojnë në shekullin e 21-të, në një moment kur zhvillimi shkencor është i jashtëzakonshëm. Ndaj ai ftoi të gjithë qytetarët t’i besojnë shkencës dhe sigurisë së vaksinave./Burimi:Panorama