Pse Kaloritë Mund Të Mos Jenë Aq Të Rëndësishme Për Humbjen E Peshës?

487 0

Burime nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thonë se prevalenca globale e mbipeshës dhe obezitetit është rritur në 5 dekadat e fundit.

Ekziston një konsensus domethënës në komunitetin shkencor ku faktorët mjedisorë, veçanërisht disponueshmëria e lehtë e ushqimeve të përpunuara dhe jeta sedentare, kanë kontribuar në rritjen e normave të obezitetit.

Rritja e marrjes së kalorive për shkak të qasjes së lehtë të ushqimeve të përpunuara që janë shumë të shijshme dhe të lira dhe aktiviteti fizik i reduktuar, kanë kontribuar në rritjen globale të obezitetit.

Në këtë pikë ekspertët sugjerojnë që nëse po përpiqeni të humbisni peshtë duhet të zvogëloni marrjen e kalorive dhe praktikimin e rregullt të aktivitetit fizik.

Por pse marrja e përgjithshme e kalorive mund të mos jetë aq e rëndësishme?

Një rol kritik në menaxhimin e peshës trupore luan edhe cilësia e ushqimit. Krahasuar kjo edhe me marrjen e përgjithshme të kalorive.

Në mënyrë të veçantë, konsumi i karbohidrateve të përpunuara që shkakton një rritje të shpejtë të niveleve të glukozës në gjak dhe rezulton në ruajtjen e tyre si yndyrë.

Akumulimi i shtuar i yndyrës krijon një sërë reagimesh në organizëm, si shtimi i urisë dhe konsumimi i mundshëm i ushqimeve të pasura me kalori.

Ekspertët besojnë se është pikërisht rritja e depozitimit të yndyrës për shkak të konsumit të karbohidrateve të përpunuara dhe rritja e marrjes së kalorive, ajo që çon në obezitet.

Por sipas të dhënave të AgroWeb.org, krahas kalorive të tepërta, ndryshimet metabolike dhe hormonale që ndodhin si përgjigje ndaj konsumimit të ushqimeve të caktuara, janë shkaku kryesor i shtimit në peshë.

Megjithëse marrja e kalorive tenton të rritet gjatë pubertetit, disa ekspertë mendojnë se ndryshimet biologjike janë një ndër shkaqet kryesore të shtimit në peshë.

Për më tepër, zvogëlimi i marrjes së kalorive mund të jetë e suksesshme si një strategji për humbjen e peshës vetëm për një afat të shkurtër kohor.

Kjo është për shkak të përshtatjes së trupit me marrjen e ulët të kalorive, e cila shpesh here rrezikon të cojë edhe në rritje të urisë.

Në përputhje me këto përfundime, studiuesit rekomandojnë se një person ka më shumë gjasa të arrijë të humbasi peshë duke modifikuar cilësinë e mënyrës së të ushqyerit, në vend që të zvogëlojë marrjen totale të kalorive.

Një strategji praktike është zëvendësimi i ushqimeve të përpunuara më me ushqime me yndyrna të shëndetshme si  arrorët, fara, frutat, perimet, vaji i ullirit, duke lejuar kështu marrjen e moderuar të karbohidrateve./AgroWeb.org